Raportet e kundërta, ILDKP i nxjerr zyrtarët me pasuri të pastër, KPK i djeg

Procesi i vettingut ka nxjerrë në sipërfaqe një mosfunksionim të një institucioni tjetër me rëndësi në vendin tonë: Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Parandalimit të Konfliktit të Interesit.

Deri më tani të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga shkalla e parë e vettingu, janë “djegur” për pasuri të pajustifikuar. Deri më tani për asnjë nga këta persona që kanë humbur detyrën, ILDKP nuk ka marrë ndonjë masë administrative apo të ketë bërë ndonjë kallëzim penal për ta për mos justifikim të pasurisë.

Edhe pse gjyqtarët e prokurorët kanë vite të tëra në detyrë, rrjeta e ILDKP-së nuk i ka kapur ata asnjëherë. Po nuk mjafton me kaq.

Për shumicën e gjyqtarëve e prokurorëve që kanë ngelur në klasën e vettingut, ILDKP ka dorëzuar raport hetimor të pasurisë ku ka dalë në konkluzionin se e justifikojnë  pasurinë me burime të ligjshme, ndërsa hetimi i vettingut ka vërtetuar të kundërtën.

I tillë ishte edhe këtë të premte rasti i gjyqtarit kushtetues Bashkim Dedja. ILDKP kishte përpiluar një raport ku thoshte se ai e kishte pasurinë me burime të ligjshme dhe e justifikonte atë. Por KPK kishte bërë hetimet e veta, dhe kreu i Kushtetueses i rezultonte me probleme në 3 shtëpi.

Atëherë ngrihet pyetja: pse ka dalë në përfundim të kundërt ILDKP? Në rast se gjyqtarët dhe prokurorët i kontrollon vettingu, çfarë ndodh me qindra zyrtarë të tjerë që ILDKP duhet t’i kontrollojë e nuk ka një organ të dytë të verifikojë cilësinë e këtij hetimi pasuror? A ka mes zyrtarëve të lartë njerëz që kanë marrë dritë jeshile nga ILDKP, por që mund të kenë njolla të kuqe si gjyqtarët e prokurorët që po kap rrjeta e vettingut?

Report TV u interesua pranë strukturave të ILDKP-së për këtë çështje. Edhe pse jo zyrtarisht, burimet thanë se ILDKP nuk ka kapacitete të njëjta me organet e vettingut për hetimet.  Ato rreshtuan se inspektorati nuk ka akses në TIMS, në sistemin e tatime, apo jashtë vendit për të bërë kryqëzim dokumentacioni.

Kompetencat hetimore të ILDKP-së janë të kufizuara në raport me ato të organeve të vettingut që ndihmohen edhe nga ONM-ja.

Në këto kushte, pyetjes se si mund të vijojë më tej ky institucion, ligjvënësit me formim juridik i përgjigjen me nevojën për ndërhyrje ligjore për të forcuar këtë institucion, që ka si fokus jo vetëm njerëzit e drejtësisë, por edhe mijëra zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diku: 09/06/2018 13:10

    Ildkp eshte si te gjitha instucionet shteterore nuk kryejne asjne lloj pune vetem per korrupsion jan aty per te fjetur gjume mbushur xhepat e tyre me lek. O edo duhet ti hapesh syte se po shkon si ne kohen e sales

    Përgjigju
  • Emigranti: 09/06/2018 11:39

    Jo te digjet por te behet hi,sepse ky kamikaz I sali zagarit ka marre para te madhe nga karrikja;dhuratat e medhaja nga gjyshi,daja,kunati-stop!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan