Raporti/ 400 raste pastrimi parash në 2020, të përfshirë avokatë, gjykatës dhe familjarë të zyrtarëve të lartë, njerëzit e krimit me lidhje deri në qarqet politike

Gjatë vitit 2020, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të parave ka konstatuar rreth 400 raste të pastrimit të parave në Shqipëri. 41 praktika të konstatuara të pastrimit të parave janë referuar në prokurori, përfshirë edhe SPAK-ut, 227 raste janë referuar për ndjekje të mëtejshme në polici, 83 informacione për pastrim parash i janë përcjellë Shërbimit Informativ Shtetëror dhe 43 raste janë dërguar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Të dhënat reflektohen në raportin për veprimtarinë vjetore të institucionit për parandalimin e pastrimit të parave, në varësi të Ministrisë së Financave.

Në zbatim të ligjit, DPPP, gjatë vitit 2020, ka lëshuar 7 urdhra për bllokim emergjent të llogarive bankare, duke njohur prokurorinë. Të gjithë këto llogari, me vlerë 1.1 milionë euro, janë sekuestruar më pas. Përpos njerëzve të krimit të organizuar, gjatë vitit 2020 janë përfshirë në pastrim parash  dhe korrupsion edhe avokatë me segmente të drejtësisë, përmes dëshmpërblimit arbitrar të personave të caktuar, të cilët ishin shpronësuar më parë me VKM. Gjykata ka rrëzuar shpronësimin nga qeveria, duke vendosur një dëmshpërblim 13 herë më të lartë se sa e përcakton ligji, ku më pas paratë janë ndarë sipas roleve dhe janë investuar në pasuri të paluajtshme.

Në një tjetër rast konstatuar gjatë vitit 2020, bashkëshorti i një zyrtareje të lartë, ka marrë para borxh për qëllime të paqarta tek disa persona të skeduar për pastrim parash. Këto para, bashkëshorti i zyrtares, ia jepte hua një kompanie tjetër, e cila duhet të bënte pagesa në një institucion publik, për një leje që kishte marrë. Më tej, bashkëshorti i zyrtares blen për 1 milionë euro shumicën e aksioneve të kompanisë që i kishte dhënë hua para dhe që kishte marrë lejen në institucionin publik, duke tentuar kështu të humbasë gjurmët e parave, me burim të dyshimtë.

Ndërkaq, nuk mungojnë rastet klasike të shtetasve të huaj, të cilët kanë ardhur në Shqipëri, kanë hapur disa kompani fantazmë si dhe kanë kryer aktivitet fiktiv, duke tentuar pastrimin e milionave euro përmes shitblerjeve fiktive të mallrave. Kompanitë kanë deklaruar importim mallrash nga vende të rajonit, por nga verifikimet ka rezultuar se asnjë prek këtyre kompanive nuk kishin kryer ndonjë procedurë doganore. Gjatë vitit 2020, nuk mungojnë rastet tipike, ku baronë të drogës, të cilët drejtojnë aktivitetin kriminal nga jashtë vendit, kanë blerë pasuri të paluajtshme në Shqipëri me para të pista.

Më pas, njerëzit e krimit kanë pajisur persona të caktuar me prokurë për t’i shitur këto pasuri tek dy shtetas të huaj, të cilët shfaqeshin si biznesmenë në Shqipëri dhe që kishin lidhje me qarqet e larta të politikës. Dy shtetasit e huaj, pasuritë e paluajtshme që sapo kishin blerë, i shisnin me çmim më të lartë, duke krijuar kështu një skemë pastrimi parash në bashkëpunim. Gjatë vitit 2020, format që kanë dominuar në pastrimin e parave janë investime të larta në pasuri të paluajtshme me burim të panjohur fondesh, blerje mallrash luksi me para të pajustifikuara, transferta të dyshimta parash të pajustifikuara, sponsorizime, dhurime dhe transaksione të pazakonta krahasuar me profilin e personave, transferta të dyshimta me vende të konsideruara me risk, ndërmjetësime të dyshimta etj.

Raporti për pastrimin e parave

Raporti për pastrimin e parave

Raporti për pastrimin e parave

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë