TIRANE - Agjenti i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) nuk është vetëvrarë, por është vrarë në mënyrë makabër. Ky është konkluzioni i ekspertëve të Mjekësisë Ligjore dhe laboratorëve shkencorë të shtetit gjerman, të cilët kanë sjellë raportin për shkakun e vdekjes së ish-drejtorit Isa Çopa më 24 tetor 2011 në Durrës.
Sipas ekspertëve, Çopës fillimisht i është prerë gjuha, më pas është goditur në kokë me sende të forta dhe në gërhamat e fundit të jetës është vendosur në makinë të cilës i kanë vënë flakën.
E përditshmja “Shekulli” shkruan sot se Isa Çopa, babai i një djali, ish-efektivi i policisë, prej 11 vjetësh agjent i Shërbimit Informativ Shtetëror pranë zyrës së kundërspiunazhit dhe në fund zëvendësvdrejtor i SHISH në Durrës, është vrarë. Hetimet për këtë çështje ndiqeshin edhe nga n/drejtori i SHISH, Skënder Cela çka sjell dyshime se djali i tij Juliani 10 vjeç (i humbur), mund të jetë rrëmbyer për këtë shk
Në bazë të raportit disa faqësh të përpiluar në gjuhën gjermane, përkthyer pranë Ministrisë së Drejtësisë e që tashmë ndodhet në duart e prokurorëve Sokol Nishani dhe Enkelejda Xhengo, vdekja e mistershme e zv/drejtorit të SHISH-it në Durrës, njëherazi shefi i kundërzbulimit për të huajt në këtë qytet, tashmë ka marrë një përgjigje nga ekspertët e gjermanë përpos atyre shqiptarë.
“Nga kryerja e analizave laboratorike në shtetin gjerman, është arritur në konkluzion se Isa Çopa është dhunuar fillimisht, është goditur disa herë në kokë me sende të forta, çka i kanë shkaktuar thyerje të kafkës dhe dëmtime të trurit. Më pas mendohet se në gjendje asfiksie është vendosur në sediljen e pasme të makinës së tij të llojit “Opel Corsa”. Makina nga brenda dhe jashtë është spërkatur me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Viktima edhe pse i goditur në kokë dhe me dëmtime të mëdha në kafkë, ka vazhduar të marrë frymë edhe në kohën që makina po digjej”, -nënvizon raporti.
Kjo është provuar pasi në mushkëritë e tij janë konstatuar sasi gazi karbonik,
-thuhet në raportin e gjermanëve. Hetimet ende nuk kanë nxjerrë asgjë të re në dritë, por dyshohet se kanë lidhje me detyrën e tij.
HETIMI PER VRASJEN E COPES MUND TE KETE LIDHJE ME ZHDUKJEN E JUALIANIT
Ndërkaq burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se ky rast po hetoj edhe nga SHISH. Nnëndrejtori i Antiterrorit në SHISH, Skënder Çela, si epror i Copës ka qenë duke ndjekur këtë rast. Ky fakt hedh dyshime të tjera se zhdukja e djalit të nëndrejtorit të Antiterrorit, 10-vjecarit Julian Cela mund të ketë lidhje me hetimet për vrasjen e Isa Copës.
(j.d/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

3 pista hetimi për Julianin