Raporti/ Antimafia Italiane: Bandat shqiptare trafikantë të suksesshëm! Lëvizin sasi të mëdha droge ‘me çmim të konkurrueshëm’ nga Amerika Latine

TIRANË-  Në një raport të detajuar me rreth 500 faqe, Antimafia Italiane ka zbërthyer të gjithë veprimtarinë kriminale të bandave shqiptare të drogës, të cilat siç thuhet, kanë arritur ta gjejnë gjuhën e bashkëpunimit të ngushtë me ato italiane.

Në raportin që Report Tv e ka siguruar, thuhet se prania e krimit shqiptar është evidentuar në një pjesë të madhe të Italisë, në formën e bandave të vogla ose organizata kriminale të strukturuara dhe të qëndrueshme që funksionojnë si një “mafia tipike”.

“Marrëdhëniet mes dy grupeve kriminale lehtësohen dhe forcohen nga mungesa e konfliktit për dominim mbi territorin e të cilat normalisht kërkojnë që shqiptarët të kujdesen për furnizimin e drogës. Një element tjetër që rezulton nga provat hetimore tregojnë se si, pavarësisht nga niveli i strukturimit Organizatat e brendshme shqiptare konfirmohen në trafikun e drogës si ndërmjetësit kryesorë ndërkombëtarë për besueshmërinë dhe suksesin e tyre të padiskutueshëm në këtë sektor”, thuhet në raport.

Sipas Antimafias italiane, shqiptarët janë në gjendje të lëvizin sasi të mëdha kokaine dhe heroine si dhe në Amerikën Latine dhe vende të tjera evropiane.

Në menaxhimin dhe dërgesën e drogës janë të përfshira edhe bandat kriminale shqiptare nga deti, i ngarkesave të mëdha të marijuanës, vend prodhues i të cilave është Shqipëria. Krimi shqiptar është kryesisht aktiv në trafikun e drogës dhe armëve, në trafikun e qenieve njerëzore dhe shfrytëzimin e prostitucionit dhe në disa raste vepron në marrëveshje funksionale me fraksione të tjera kriminale. Raporti vëren se këto grupe përdorin lidhjet me bandat kriminale të tjera të përbëra kryesisht nga bashkatdhetarë që veprojnë kryesisht në Holandë, Belgjikë, Gjermani, Austri, Spanjë, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, si dhe në Amerikën Qendrore dhe Jugore dhe në atdheun.

Raporti vë theksin se lidhjet zakonisht bazohen në raporte familjare ose origjinës, për shkak se u bëhet më e lehtë duke qenë se përdorin të njëjtat kode të komunikimit si edhe një sjellje të njëjtë.

B.K./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papa: 01/10/2022 23:36

    Vetem dy organizata jane te suksesshme ne Shqiperi dhe me trend rritje: mafia e bardhe e droges dhe mafia e kuqe e shtetit.

    Përgjigju
  • Or tej: 01/10/2022 23:28

    Po presim amnistine se na ngelen thaset me euro neper gropa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë