Borxhi publik në tremujorin e parë të këtij viti preku shifrën më të ulët historike duke rënë në 48.7%. Raporti i fundit i Ministrisë së Financave tregon se ky tregues ka rënë me rreth 4% në raport me vitin 2025, me kontributin kryesor të uljes së borxhit të brendshëm por edhe të atij të jashtëm.
Përllogaritja e borxhit në përqindje bëhet mbi një Prodhim Kombëtar prej 29 miliardë euro, në rritje krahasuar me vjet, çka ul direkt edhe përqindjen e borxhit në raport me PBB-në.
Ndërsa përkthyer në vlerë, borxhi i Shqipërisë përllogaritet në 14.1 miliardë euro dhe është tkurrur me 464 milionë euro krahasuar me vitin e kaluar.
Ndryshe nga periudhat e kaluara, ku zhvlerësimi i valutave jepte kontributin kryesor në uljen e borxhit, në këtë tremujor të parë të vitit 2026, kanë ndryshuar ‘rolet’. Rënia më e madhe është regjistruar tek borxhi i marrë brenda vendit, nga 31.38% që ishte në fund të vitit 2025, është ulur në 28.59%, ndërsa borxhi i jashtëm ka rënë nga 21.49% vjet në 20.2%
Në fakt, borxhi do të ishte edhe më i lartë nëse monedha kombëtare nuk do të ishte forcuar. Zhvlerësimi i valutave dhe kryesisht i euros e ka bërë më të lirë borxhin e huaj, për shkak se këstet e shlyerjes së tij kanë qenë më të ulëta.
Referuar raportit, borxhi publik i Shqipërisë është i përqendruar kryesisht për mbështetje buxhetore, për sektorin e energjisë dhe atë të transportit.
Komente











Shteti shqiptar duhet ne 2027 te aplikoje per borxh 1 miliard dollare dhe ta paguajé cdo vit 200 mil $ per 5 vite plus interesa. Keshtu me 2027 me 1 miliard $ behet nje hekurdhe Milot - Lezhe (Kolsh) - Rubik (qahet Mali ) - Miridite - Prizren pra hekurdhe perbri me rugén e kombit kjo nxjerr Prizrenin 230,000 banore ne Milot - Durres per 27 minuta tren ekspres ! Opzioni dyte Merret borxhi 5 vjet 1 miliard $ plus interesa ! Keshtu ky euro bond investohet me hekurdhe Rinas - Milot - Lezhe- Shkoder - Gjakova KS! Dhe per 5 vite punohet dhe paguhen 200 mil $ borxh kjo e zhvillon realisht ! Opsioni trete ! Investimi ne nje hekurdhe Tirane - Mat - Mirdite - Kukes-Prizren Nga Lindja Tirnaes - Malsia Krujes - Mat - dalje ne Rubik (lumi Fan) - Kukes - Prizren nje hekurdhe qe lindjen e tiranes e lidh me Matin dhe luginen e Skurave (Karli III) pra Lindja I hap rruge 2030 nje lidhje me Dibren me vone apo Burrel -> me kete opsionin 3!
Përgjigju