Raporti/ Brukseli kërkon hapjen
e negociatave, bien kushtet e PD

Raporti/ Brukseli kërkon hapjen<br />e negociatave, bien kushtet e PD
Komisioni Evropian rekomandon çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke hedhur poshtë kushtet e Partisë Demokratike për bllokimin dhe shtyrjen e procesit në kalendat greke.

“Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, thuhet në përmbledhjen e raportit që Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht. Konkretisht, Brukseli ka rrëzuar kushtet e opozitës për luftën ndaj kanabisit, zbatimin e dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira në 2017, por ka kërkuar me forcë zbatimin e ligjit të Vetingut, për spastrimin e drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.

Në përmbledhjen e raportit prej 90 faqesh, të Komisionit Evropian, që ka siguruar Shqiptarja.com, mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Raporti që do të publikohet dhe miratohet sot nga Komisioni Evropian, rekomandon çeljen e negociatave për Shqipërinë, duke vlerësuar kësisoj reformat e qeverisë “Rama”, të cilat kanë mundësuar plotësimin e 5 prioriteteve kyçe.

Por, raporti i Komisionit Evropian është një shuplakë e dyfishtë për Partinë Demokratike. Së pari, raporti hedh poshtë të gjitha kushtet dhe pretendimet e PD për kanabisin, dekriminalizimin dhe rrezikun e pretenduar të zgjedhjeve të ardhshme.

Së dyti, Brukseli kërkon zbatimin me urgjencë të ligjit të Vetingut, ligj i cili po tentohet të sabotohet nga Partia Demokratike, me anë të Gjykatës Kushtetuese, Presidentit të Republikës dhe një grupi gjyqtarësh dhe prokurorësh.

Raporti
“Shqipëria ka vijuar të bëjë përparim të qëndrueshëm drejt përmbushjes pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ndryshimet kushtetuese u miratuan njëzëri në korrik 2016, duke filluar një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës të reformës së sistemit gjyqësor. Ky proces do të përfshijë një ri-vlerësim të thelluar të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Reforma e administratës publike ka vijuar të zbatohet në mënyrë të vazhdueshme. Po punohet për krijimin e të dhënave solide të hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Të drejtat themelore në vend vazhdojnë të respektohen gjerësisht. Në funksion të progresit të mësipërm në zbatim të prioriteteve kyçe, punë e cila duhet të vazhdojë, sidomos në progresin e besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetingut), Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, thuhet në përmbledhjen e raportit.

Publikimi
Bashkimi Evropian do të shprehet sot mbi progresin e Shqipërisë në procesin e integrimit. Komisioni Europian do të publikojë këtë të mërkurë progres-raportin për Shqipërinë, i cili do jetë më pozitivi që ka marrë ndonjëherë vendi ynë, pa asnjë kusht, përpos zbatimit të ligjit të Vetingut, i cili është ankimuar dhe kundërshtuar nga gjyqësori, PD dhe Presidenti i Republikës.  Raporti prej 90 faqesh flet kryesisht për progres, dhe se pritet të rekomandohet hapja e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
 
Rekomandimi
“Në funksion të progresit të mësipërm në zbatim të prioriteteve kyçe, punë e cila duhet të vazhdojë, sidomos në progresin e besueshëm dhe të prekshëm në zbatimin e reformës në drejtësi, në mënyrë të veçantë të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve (Vetingut), Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”.
Rrëzimi i PD
Brukseli ka rrëzuar kushtet e opozitës për luftën ndaj kanabisit, zbatimin e dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira në 2017, por ka kërkuar me forcë zbatimin e ligjit të Vetingut, për spastrimin e drejtësisë nga prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar.
 
Prioritetet
“Shqipëria ka vijuar të bëjë përparim të qëndrueshëm drejt përmbushjes pesë prioritetet kyçe për hapjen e negociatave për anëtarësim. Ndryshimet kushtetuese u miratuan njëzëri në korrik 2016, duke filluar një proces të plotë dhe gjithëpërfshirës të reformës së sistemit gjyqësor”. 


faksimile
(Faksimile e reaportit të KE që do publikohet sot)


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social