Raporti ekskluziv/ Djali i ish-gjyqtares së Tiranës Mimoza Brahimi trafikant droge në Itali, i dënuar edhe për plagosje të rëndë me dashje, magjistratja makinë 42.7 mijë euro

Raporti ekskluziv/ Djali i ish-gjyqtares së Tiranës Mimoza Brahimi trafikant droge në Itali, i dënuar edhe për plagosje të rëndë me dashje, magjistratja makinë 42.7 mijë euro

Mimoza Ibrahimi dhe Raporti i DSIK

Djali i një ish-gjyqtareje të Tiranës, e dorëhequr nga sistemi i drejtësisë 10 muaj më parë, rezulton trafikant droge në Itali dhe i dënuar për plagosje të rëndë me dashje si dhe për armëmbajtje pa leje. Bëhet fjalë për gjyqtaren e Tiranës Mimoza Brahimi (Kajo), e njohur ndryshe edhe si gjyqtarja e skandalit ‘Duty Free’ dhe objekt i dy raporteve të Departamentit Amerikan të Shtetit, për vendime në favor të gruas së Gjin Gjonit, Elona Çaushit dhe kundër kompanisë amerikane International Cruise Duty Free, gjatë konfliktit në vitin 2019 për menaxhimin e dyqaneve Duty Free në Aeroportin e Rinasit.

Në një raport sekret që Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar i ka dërguar Komisionit të Vetingut për figurën e ish-gjyqtares, thuhet se djali i Mimoza Brahimit (Kajo), Fatos Brahimi, është dënuar nga autoritetet italiane me 3 vite burg për veprën penale të trafikut të drogës. Në raportin e hartuar grupi i punës në DSIK thuhet gjithashtu se djali i ish gjyqtares është dënuar nga Gjykata e Tiranës në vitin 2009 me 8 muaj burg për veprat penale të plagosjes së rëndë me dashje në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme si dhe për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake.

Nisur në këto rrethana, në raport thuhet se gjyqtarja e Tiranës është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa ngrihen dyshime për implikimin e saj në veprimtari të paligjshme. Në përfundim, grupi i punës ka konstatuar papërshtatshmërinë e Mimoza Brahimit për të shërbyer si gjyqtare.

Sa i takon pasurisë, përpos të tjerave, në vitin 2013, gjyqtarja Mimoza Brahimi (Kajo) ka deklaruar se ka marrë dhuratë nga babai i saj 4 000 000 lekë ose 36 mijë euro. Një vit para kësaj dhurate, pra në vitin 2012, gjyqtarja deklaron blerjen e një makine rreth 42 mijë e 700 euro me kredi si dhe blerjen e një apartamenti 50 mijë euro. Mbetet për t’u parë nëse organi i akuzës do të zbatojë ligjin anti-mafia për zonjën Brahimi.

Procesi i Vetingut për gjyqtaren e Tiranës kishte nisur që në dhjetor të vitit 2019. Ndërsa Komisioni i Vetingut pritej që të caktonte një datë për zhvillimin e seancës dëgjimore, për ta njohur me dosjen e verifikimit, gjyqtarja paraqiti dorëheqjen nga detyra pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga ana e tij, Këshilli ka vendosur pranimin e dorëheqjes në datën 4 gusht 2021. Në vijim, Komisioni i Vetingut vendosi përjashtimin e zonjës Brahimi për 15 vite nga e drejta për t’u bërë pjesë e drejtësisë. 

Raporti i DSIK për ish gjyqtaren Mimoza Brahimi

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja