BRUKSEL - Organizatat kriminale shqiptare luajnë rol kyç në trafikimin e heroinës drejt vendeve të Bashkimit Europian. Kjo është theksuar në një raport të Qendrës së Monitorimit Europian të Drogës, Europol.
Sipas të dhënave që paraqiten në raport lënda narkoke, heroinë, kokainë apo kanabis kalon në vendet e BE-së përmes Ballkanit dhe një rol kyç luajnë organizatat shqiptare.
Rrjetet e organizuara ku shqiptarët kryejnë trafikun janë grupet, lituaneze, serbe, turke, bullgare, si dhe grupet moldave të cilat në bashkëpunim me shqiptarët përdorim pikat kufitarë të Shqipërisë për të transportuar drogën drejt Italisë dhe Greqisë.
Ndër të tjera nënvizohet se organizatat shqiptare përdorin skafet për të transportuar lëndën narkotike dhe se janë të lidhura me grupe kriminale lituaneze dhe turke për të realizuar këtë veprimtari kriminale.
Sipas të dhënave të mbledhura për hartimin e këtij raporti rezulton se Italia është tregu më i madh i konsumit të heroinës.
Raporti nënvizon gjithashtu se rruga që ndiqet për të depozituar drogën drejt vendeve të Bashkimit Europan, është përmes Rumanisë në Bullgari dhe Shqipëri. Pastaj përmes skafeve lënda narkotike shkon drejt Italisë e më tej edhe në vendet e tjera të BE-së.
Raporti nënvizon se përdoren forma të ndryshme të trafikut, qoftë përmes rrugës detare edhe asaj tokësore. Sipas qendrës për monitorimin europian të drogës , shqiptarët rezultojnë të përfshirë në disa aktivitete kriminale përsa i përket trafikut të drogës.
Raporti citon dhe arrestimin e 17 shqiptarëve me një sasi të konsiderueshme heroinë në muajin tetor në veri të Francës, ku klani shqiptar ishte tepër aktiv dhe komandonte një pjesë të mirë të tregut europian të shitjes me pakicë në Holandë dhe Itali.
Sipas njësisë qendrore të policisë europiane Europol shqiptarët janë aktiv dhe në tregun e drogave sintetike dhe kanë një peshë kryesore në prodhimin dhe trafikim e hashashit.
Në raport përfshihen dhe mënyrat e komunikimi ndërmjet organizatave kriminale, ku janë shmangur metodat e komunikimit me telefon dhe me kontakte direkte duke përdorur gjithnjë e më shumë komunikimin online nëpërmjet internetit duke përdorur Skype dhe platformë të tjera komunikimi.
Për sa i përket laboratorëve të përdorimit dhe paketimit të lëndës narkotike heroinë raporti vizon se në Europë ndodhen disa, ndërsa dy prej laboratorëve që prodhojnë sasi të konsiderueshme dyshohet se ndodhen në Shqipëri dhe Moldavi.
/Shqiptarja.com