Deputetja e Partisë Demokratike, Fatbardha Kadiu, i ka cilësuar qesharake dhe totalisht të pabazuara deklaratat e bëra nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arban Ahmetaj një ditë më parë në lidhje me papunësinë.
Dje deklarata mbi papunësinë e Ministrit të Ekonomisë karakterizohej nga frazat: Ulje rekord, niveli më i ulët historik, vendi i parë në Europë etj., etj. Këto fraza aq sa janë populiste dhe marrin vëmendje, aq janë dhe qesharake. Është qesharake kur qeveria flet për papunësinë, ndërkohë që shqiptarët vetëm largohen nga ky vend.
Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu
Deputetja demokrate ka vënë theksin gjithashtu edhe te koncesionet e çuditshme të qeverisë, që tregon injorancën e vet edhe në sistemin fiskal.
Është absurde të flasësh për treg dhe konkurrencën në treg kur PPP-të nuk transferojnë asnjë lloj risku tek koncesionari. Është barbari kur një segment rruge 21 km i jepet biznesit për shuma marramendëse. Është e frikshme kur vendimet e qeverisë nuk ankimohen dot në gjykata. Është injorancë të kesh një sistem fiskal ku elementi i fleksibilitetit ndaj faktorëve ekonomikë është pothuajse zero. Është papërgjegjshmëri kur B.B. nuk reagon ndaj uljes drastike të Euro-s. Është pjesë e xhunglës “Albania in & out”.
Deputetja e PD, Fatbardha Kadiu
Populli nuk e beson hajdutin e pencionisteve ahmetaj dhe si i tille nuk voton per PS
Përgjigju