Raporti i antidrogës greke: Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria

Raporti i antidrogës greke: Bie transporti i marijuanës nga Shqipëria

Sasi lënde e kapur

Shqipëria vijon të mbetet një nga furnizuesit kryesorë të marijuanës së papërpunuar për Greqinë, ndonëse gjatë vitit 2023 shifrat kanë ardhur në rënie, thuhet në një raport të policisë së antidrogës greke.

Sipas raportit 18.11% e marijuanës së papërpunuar u identifikua me origjinë nga Shqipëria, e futur në Greqi, kryesisht përmes kufirit tokësor.

Policia greke e antidrogës vlerëson se rreth 72.01% e marijuanës së futur në Greqi gjatë vitit 2023 ka origjinë të panjohur.

“Ka një numër të konsiderueshëm rastesh ku origjina e marijuanës nuk ishte përcaktuar qartë dhe dyshohet se ka qenë kryesisht në Shqipëria, pasi konfiskimet u zhvillua në zona afër kufirit greko-shqiptar", thuhet në raportin e antidrogës greke.

Ndërsa shifrat duket se kanë shënuar një rënie krahasuar me vitin 2022 ku rreth 40% e marijuanës së kapur në Greqi rezultonte nga Shqipëria, sipas antidrogës greke, rrjetet shqiptare të marijuanës mbeten aktive sidomos në tregun e shpërndarjes.

Sipas raportit rreth 25% e anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar të trafikut të mariajunës ishin shtetas shqiptarë dhe rreth 63% ishin grekë.

Sipas raportit edhe në sasitë e kultivuara në Greqi të bimëve narkotike shtetasit shqiptarë përbënin rreth 24% të personave të përfshirë në kultivimin e marijuanës ndërsa 67% ishin shtetas grekë, ndërkohë që gjatë vitit 2203 policia greke shkatërroi mbi 28 mijë bimë narkotike.

Raporti thotë se transportuesit e narkotikëve veprojnë përmes kalimeve të paruajtura në kufirin verior grek fqinj me Shqipërinë por edhe në atë të Maqedonisë së Veriut duke mbartur thasë me marijuanë të papërpunuar në këmbë, nëpër pyje, nëpër zonat e vështira dhe të shkreta të kufirit.

“Fillimisht i fshehin ato dhe më pas grupe të tjera organizojnë transportimin e marijuanës nga kufiri në thellësi të vendit", thotë raporti.

Vlera e përllogaritur nëse sasitë e marijuanës do të përfundonin në tregun kriminal sipas antidrogës greke për vitin 2023 ishte mbi 145 milionë euro.

Raporti i antidrogës greke thotë se numri i personave të akuzuar për aktivitete në fushën e drogës në vitin 2023 në Greqi ishte 15.941 persona, ku të akuzuarit në 73.22% ishin shtetas grekë dhe 23.98% ishin të huaj, e më shumë përkatësisht shtetasit e Shqipërisë 7,96%, Pakistani 2,35%, Afganistani 1,91%./ VOA

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë