ROME- Strukturat policore italiane të antimafias kanë evidentuar se në vendin fqinj krimi shqiptar është i mirë organizuar dhe i strukturuar në organizata të cilat përbëhen nga disa bërthama të mirë koordinuara.
Sipas një raporti që antimafia italiane i ka dërguar dhomës së deputetëve në senatin italian, për 6 mujorin e dytë të vitit 2011, bandat kriminale shqiptare janë të shtrira në disa rajone të italisë. Por, ajo çka nënvizon struktura më e lartë kundër mafias në vendin përtej Adriatikut është fakti që organizatat kriminale që ushtrojnë aktivitetin në Itali, drejtohen nga persona që jetojnë e punojnë në Shqipëri, pa qenë nevoja të jenë prezentë në tokën italiane.
Në 10 faqet e raportit kushtuar Shqipërisë theksohet se në radhët e organizatave të ngritura nga vendet e Ballkanit, organizatat kriminale të përbëra nga shqiptarë listohen të parat por edhe më të rrezikshmet. Kjo, sipas përfaqësuesve të antimafias e favorizuar edhe nga afërsia gjeografike, por edhe fenomeni i bashkëpunimit të krimit në rajon.
Kësisoj, vepra penale më e ndeshur është emigracioni ilegal, i cili vitet e fundit është shndërruar në prostitucion. Madje antimafia nënvizon se ka shumë raste kur edhe vetë qytetarët italianë bashkëpunojnë me kriminelët shqiptarë për këto vepra të dënueshme.
Ndërsa, trafiku i drogës është biznesi i vërtetë i bandave kriminale të përbëra nga shqiptarë. Një rrjet i mirë organizuar me njerëz në vendet e origjinës së drogës mes të cilave edhe Shqipëria, por edhe në vende të tjera të botës ku trafikohet droga e llojeve të ndryshme bën që sipas antimafias italiane shqiptarët "të shkëlqejnë edhe në këtë drejtim".
Madje, kjo e fundit deklaron se shqiptarët me banim në Itali kanë marrë ekskluzivitetin e shpërndarjes së heroinës apo kokainës në minutën e fundit, duke lënë pas rezidentë të komuniteteve të tjera indogjene ne këtë vend.
Në përshkrimin e krimit që mban emrin e shqiptarëve, Antimafia nënvizon një strukturë të ngjashme me atë të oktapodit ku koka, e cila jo rrallë ndodh të jetë në Shqipëri, drejton tre modelet: bërthamat kriminale, klanet e mëdha por edhe bashkëpunëtorët e kombësive të tjera, duke vënë ne punë "makinerinë" e mafias shqiptare.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com