Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Bushati: Shqipëria notë pozitive për 25 prillin

Raporti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Bushati: Shqipëria notë pozitive për 25 prillin

Kryetari i Partsë Socialsite për Tiranën, Ervin Bushati ka vlerësuar raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për zgjedhjet e 25 prillit. Në një postim në ‘Facebook’, Bushati shkruan se Shqipëria ka marrë notë pozitive nga KE për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 25 prillit.

Bushati shkruan se raporti i ka cilësuar  zgjedhjet e 25 prillit paqësore, të lira, të barabarta dhe në përputhje me standardet.

Ndër të tjera kreu i PS shkruan se sipas raportit votimi ishte i qetë dhe demokratik, KQZ ishte e miërorganizuar dhe transparente si edhe zbatimi i pajisjeve për votimin dhe identifikim elektronik forcuan besimin në procesin zgjedhor.

 “Zgjedhjet e 25 prillit: Notë Pozitive nga Reporterët e KiE! Zhvillim përpara Demokratik në kohën e duhur.

Thirrje për pranimin në bisedimet me EU nga deputetë të grupimeve të ndryshme politike

Raporti i përbashkët dhe votuar nga Këshilli i Evropës, OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit vlerëson:

1-Votimi ishte i qetë, i sigurtë dhe korniza ligjore siguron respektimin e lirive themelore dhe është një bazë e përshtatshme për zgjedhjet demokratike. 

2-Reformimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, si një institucion i mirëorganizuar dhe transparent.

3-Zbatimi i teknologjive të reja si identifikimi dhe votimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor.

4-Ecuria e fushatës, votimit dhe numërimit treguan se këto janë zgjedhjet më të mira të mbajtura ndonjëherë pas peridhës së tranzicionit.

5-Përfaqësimi gjinor u vlerësua në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe prioritare: 35% e Kuvendit do të jenë gra. 

Raporti thekson se Qeveria Shqiptare përmbushi angazhimet e saj në mbajtjen e zgjedhjeve:

-Paqësore

-Të barabarta

-Të lira dhe të ndershme, në përputhje me standardet e përparuara.

Bashkë krenarë me kolegët Klotilda Ferhati, Eglantina Gjermeni dhe Arlind Cacani”, shkruan Bushati.


Lajmi kryesor:

Tjetër vulosje e 25 prillit, Reporterët e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës: Votimi, i qetë! Identifikimi elektronik forcoi besimin e procesit zgjedhor


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale