Katër autobotë që hedhin ujë drejt protestuesve, gurë që fluturojnë në drejtim të forcave të rendit dhe efektivë policie që qëndrojnë pas mjeteve për t’u mbrojtur nga goditjet. Këto janë pamjet e një përplasjeje mes protestuesve dhe policisë, të publikuara nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Në video shihet se autobotët janë vendosur në vijën e parë për të shpërndarë protestuesit, ndërsa forcat e policisë qëndrojnë në rreshtin e dytë, pas tyre. Turma përballë lëviz në sinkron dhe zmbrapset si pasojë e ujit por nuk resht sulmet me gurë.

Përmes këtyre pamjeve, Balla ka mbrojtur veprimet e forcave të rendit, duke deklaruar se policia po përpiqet të mbrojë vendin nga kaosi.

“Gjithçka po bën Policia e Shtetit është mbrojtja e Shqipërisë nga kaosi”, shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Sulmi në PS, Balla: U organizua nga Berisha, Shehaj e Qorri! Koçiu: Vendi ka nevojë për dialog! Vengu: Të dëgjohen kërkesat