Gjatë kaosit dhe dhunës së mbrëmshme, në selinë e PD u strehuan protestues me molotovë që sulmonin policinë. Sapo forcat blu arritën aty dhe hodhën gaz ndaj protetsuesve, në oborr u shfaqën deputetët demokratë Enno Bozdo dhe Belind Këlliçi të cilët mohuan se në selinë e PD-së ishin strehuar protestuesit e maskuar që sulmuan policinë me molotovë.
Pas kësaj situate, Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar i PS në një postim në rrjetet sociale ka reaguar sërish duke u shprehur se 'studentët' u rikthyen në “Universitetin”35 vjeçar të dhunës, Selinë e Sali Berishës.
Balla kërkon që Prokuroria të nis hetimet sa më shpejt, ose ndryshe serverat dhe kamerat do të fshihen, siç Saliu bëri me 21 Janar, thotë Balla.
“Maskat ranë! “Studentët” rikthehen në “Universitetin”35 vjeçar të dhunës, Selinë e Sali Berishës. Prokuroria e Tiranës të shkojë sonte nëse do ta hetojë sepse nesër do jenë fshirë serverat dhe kamerat, siç Saliu bëri me 21 Janar”, shkroi Balla në rrjetet sociale.








Komente
Komento