Ulja e nivelit të kredisë me probleme duket se ka ngecur. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë për një rritje të lehtë të huasë së keqe në muajin mars, në raport me shkurtin duke u rritur në 3.85% nga 3.8% që ishte. Rritja, edhe pse e lehtë, tregon për një përkeqësim të fuqisë së shlyerjes në kohë të kësteve të kredive nga qytetarët dhe bizneset.
Kurse në krahasim me marsin e vitit të shkuar, kredia e keqe është në rënie me 0.17%, ku një nga faktorët me ndikim pozitiv në shlyerjen e kredive ka qene zhvlerësimi i valutave, që i ka bërë më të lira këstet e kthimit, por edhe fshirja e kredive të ‘klasifikuara të humbura’, nga bankat. Vetëm gjatë vitit 2025 bankat kanë fshirë 7 miliardë lekë ose rreth 73 milionë euro kredi të konsideruara të humbura.
Ndërsa e përkthyer në vlerë në total në bilancet e bankave tregtare në vend janë 387 milionë euro kredi me probleme, nga 365 milionë euro në mars të 2025-ës.
Por megjithatë, bilancet e bankave konsiderohen të shëndosha, nëse marrim si krahasim normat e kredive me probleme 1 dekadë më parë që arrinin deri në 25% të totalit të huave të dhëna.
Kredia e keqe nuk është reduktuar vetëm nga shlyerja në kohë e kësteve nga kredimarrësit por edhe nga fshirja e 90 miliardë lekëve (afro 940 mln euro) kredi të humbura, nga 2015-ta deri në fund të 2025-ës.
Komente









