Plot 142 milionë euro, origjina e të cilëve është e papërcaktuar për arsye të ndryshme, kanë fluturuar jashtë Shqipërisë në tremujorin e parë të këtij viti.
Paratë, për të cilat Banka e Shqipërisë ka probleme informacioni për hartimin e statistikave, kanë qenë në 5% e PBB-së nominale.
Fluksi i parave kësaj radhe, ndryshe nga tetor-dhjetori i vitit 2017 (50 milionë euro), ka qenë në drejtim të kundërt, duke u futur nga jashtë në ekonominë shqiptare, ose duke u prodhuar nga ekonomia informale.
Ndërkohë për tremujorin e parë, treguesi i raportit mes eksporteve dhe importeve është 354 milionë euro, 43 milionë euro më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Vet llogaria korrente e Shqipërisë, që është totali i fluksit të parave që hyjnë e dalin në vend, regjistroi sipas Bankës së Shqipërisë një deficit prej 164.6 milionë eurosh në tremujorin e parë të vitit 2018, duke u zgjeruar me rreth 11% në nivel vjetor.
Rëndësi ka vetingu... taksat sa sytë e tyre asnjë punë e bërë nafta 2mije lek rob brenda për energji pppte e nënave të tyre... tani fluturokan dhe milionat e eurove... hallall ja u bëftë zoti gjejnë dele bëjnë përshesh...ah sa do të doja vetem 1 jave popullin rumun ketu...
PërgjigjuHajdutëri!
Përgjigju