Shqipëria renditet e para ndër vendet e Ballkanit Perëndimor dhe ndër të parat në Evropën Juglindore për transformimin politik dhe qeverisjen.
Të dhënat vijnë nga Indeksi i Transformimit i Bertelsmann Stiftung që analizon dhe vlerëson çdo dy vjet cilësinë e demokracisë, performancën ekonomike dhe qeverisjen në mbarë botën.
Kampioni aktual përfshin 137 vende, ndërsa Shqipëria renditet e 20-ta dhe e para në rajon, me 7.70 pikë, si rezultat i vlerësimeve përgjatë harkut kohor 1 shkurt 2023 deri më 31 janar 2025.
Maqedonia e Veriut renditet e dyta mes vendeve të Ballkanit Perëndimor me 7.65 pikë, ndërsa më pas vijnë Mali i Zi, Kosova, Bosnje Hercegovina dhe Serbia.
Shqipëria renditet gjithashtu e para dhe në aspektin e transformimit të qeverisjes me 6.71 pikë duke lënë pas vendet e rajonit, Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kosovën, Bosnje dhe Hercegovina e në fund Serbinë. Për komponentin e qeverisjes Shqipëria renditet e 11-ta mes vendeve të analizuara.
Ndërsa përsa i përket transformimit ekonomik, Shqipëria është pozicionuar e 23-ta, ndërsa në raport me vendet e rajonit është pas Malit të Zi që është pararojë dhe Maqedonisë së Veriut, duke lënë pas Serbinë, Kosovën dhe Bosnjë-Hercegovinën.
23 vende të OECD-së, përfshirë Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara, aktualisht nuk janë pjesë e vlerësimit. Vlerësimi bazohet në më shumë se 5,000 faqe raportesh të detajuara për vendet, të përgatitura në bashkëpunim me rreth 300 ekspertë nga universitete dhe qendra kërkimore kryesore në mbi 120 vende.
BTI është i vetmi indeks krahasues ndërkombëtar që mat performancën e qeverisjes duke përdorur të dhëna primare të vetat dhe që ofron një analizë të plotë të kapacitetit drejtues politik në proceset e transformimit. Të dhënat e këtij raporti janë publikuar dhe nga kryeministri Edi Rama.

Kliko këtu për të lexuar raportin e plotë
Komente













Jemi te tretet ne BE per numerin e emigranteve te ardhur. A e di me ke ishim tjeter ne ate liste? Me Marokun, Tunizin, Indine, Pakistanin, Turqine, Rusine, Ukrainen. Mbetet me propagande. Nese sdo kete me Shqiptare kush do jua lexoj median apo tjua shoh emisionet? Mendojeni pak kete gje perpara se te botoni ctju nxjerrin perpara per ca kacidhe.
PërgjigjuSa rre or burre
PërgjigjuShqiperine e vleresojne per aritjet qe ka bere qeveria organizatat boterore dhe jo juo berishist injorant .