Departamenti Amerikan i Shtetit një ditë më parë publikoi raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020 duke evidentuar edhe situatën në Shqipëri, ku në vendin tonë evidentonte si problem mosndëshkimin e zyrtarëve si një problem serioz.
Në një postim në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë thotë se prokurorët në Shqipëri kanë bërë përparim në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsionit, por sërish mbetet shqetësim ky fenomen.
"Raporti i Departamentit të Shtetit të SHBA për të Drejtat e Njeriut për Shqipërinë për vitin 2020, vëren përparim të rëndësishëm nga prokurorët në ndjekjen e rasteve të nivelit të ulët të korrupsionit por shqetësime të vazhdueshme mbi korrupsionin e përhapur; pavarësinë e gjyqësorit; kufizime në lirinë e të shprehurit dhe të medias; dhe pandëshkueshmërinë", shkruan Ambasada.
![]()
Ndërkohë pak minuta më vonë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar, duke theksuar se do të punojë më shumë se kurrë me Shqipërinë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët e rregullt – në ndjekje të këtij prioriteti.
“Presidenti Biden & Sekretari Blinken kanë theksuar përparësinë e ripërtërirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe luftimin e korrupsionit si një çështje e sigurisë kombëtare dhe globale. SHBA do të punojë më shumë se kurrë me Shqipërinë, qeverinë, opozitën, shoqërinë civile dhe qytetarët e rregullt – në ndjekje të këtij prioriteti”- shkruan ambasadorja.
Postimi i ambasadores në Twitter
Kujtojmë se dje departamenti Amerikan i Shteti (DASH) ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut në botë, ku për Shqipërinë veçon mosndëshkimin e zyrtarëve si një problem serioz. Ndërkohë, ndalur te mosndëshkimet, theksi vendoset te mungesa e ndëshkimit ndaj zyrtarëve për të cilat thuhet se ishin "sporadike", gjatë vitit 2020.
B.K./M.Q./Shqiptarja.comKomente

