Raporti i DASH: Qeveria dështoi
në uljen e trafikimit njerëzo

Raporti i DASH: Qeveria dështoi<br />në uljen e trafikimit njerëzo
TIRANE - “Shqipëria nuk përmbush plotësisht kushtet minimale për eleminimin e trafikimit”. Ky përfundim në Raportin Vjetor të Departamentit të Shtetit për Trafikimin e Personave, e ka vendosur Shqipërinë në Listën e Vëzhdimit “Grupi 2”. Në raport shtohet se megjithatë kjo qeveri po merr masa të konsiderushme për ta bërë këtë, por pavarësisht përpjekjeve vetë qeveria nuk ka mundur të paraqesë prova për shtimin e përpjekjeve në shqyrtimin e trafikimit të qënieve njerëzore gjatë periudhës së mëparshme të mbuluar nga raporti.

Që në krye të këtij raporti vendi ynë merr goditje sepse shkruhet: “Shqipëria është vend burimi për burra, gra dhe fëmijë të cilët i nënshtrohen trafikimit për qëllime të shfrytëzimit seksual dhe punës së detyruar. Viktimat shqiptare i nënshtrohen trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual brenda Shqipërisë si edhe në Greqi, Itali, Maqedoni, Kosovë, Belgjikë, Hollandë, Gjermani, Zvicër, Irlandë dhe në Mbretërinë e Bashkuar”. Madje sipas të dhënave të raportit viktima të trafikimit janë gjendur deri në Filipine.

Ndërkohë që për femrat përveç së shfrytëzimit seksual, thuhet edhe përdorimi për punë të detyruar pas martesave me mblesëri. “Qeveria ka financuar në masa modeste strehat e OJQ-ve të cilat ofronin shërbime për viktimat e trafikimit dhe raportohet se gjyqtarët kanë përdorur qasje me orientim ndaj viktimave gjatë proceseve gjyqësore”, thuhet më tej në raport, duke shtuar gjithashtu se “qeveria uli numrin e shkelësve të ligjit që janë hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar për trafikim”.

Raporti i departamentit të Shtetit përgjegjëson autoritet shqiptare se ndiqnin penalisht viktimat, “Autoritetet shqiptare vazhduan të ndiqnin penalisht dhe të dënonin viktimat për vepra të paligjshme që vinin si pasojë e drejtpërdrejtë e faktit se viktimat bëheshin pre e trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual”. Në pot ë njëjtin paragraph të raportit kritikohet qeveria se “Qeveria hoqi koordinatorin kombëtar kundër trafikimit, i cili ishte shumë efikas në bashkëpunimin me OJQ-të për të zhvilluar mekanizmin kombëtare të referimit (MKR) dhe procedurat standarde të veprimit, dhe e la këtë pozicion bosh për pesë muaj.

Kjo bëri që zyra e koordinatorit kombëtar të mos kishte autoritetin të organizonte takime ndërmjet agjencive. Disa ministri nuk caktuan përfaqësues për të marrë pjesë në MKR dhe mungesa e koordinimit pengoi  zbatimin e ligjit kundër trafikimit. Ndihma për fëmijët viktima të trafikimit nuk ishte e qëndrueshme”.


Pasi ka bërë këtë paraqitje rënduese për trafikun për Shqipërinë, raporti i departamentit të Shtetit jep edhe disa rekomandime për vendin tonë, duke nisur nga ulja e shkallës së lartë të qarkullimit mes zyrtarëve të qeverisë, veçanërisht brenda forcave locale të politcisë, për të ruajtur kapacitetin e përftuar nga zyrtarë me trajnim të veçantë për shqyrtimin e trafikimit të qenieve njerëzore; të shpërndajë të ardhura për zyrën e koordinatorit kombëtar kundër trafikimit në mënyrë që të ulë varësinë e tij ndaj donatorëve të huaj dhe të shtojë përpjekjet për parandalim, të garantojë se viktimat e trafikimit për qëllime shfrytëzimi seksual nuk do të dënohen për prostitucion etj.

Ndërkohë raporti ka përmendur edhe raste të ndjekjeve penale, ku sipas tij qeveria shqiptare ka pakësuar përpjekjet për zbatimin e ligjit kundër trafikimit gjatë vitit të kaluar. Sipas saj, kodi penal I vendit tonë për trafikimin për qëllime seksuale dhe punë te detyruar të dënon rreptë, por numri I raportuarve nga instancat ka qenë më I ulët në krahasim me vitin 2011.

Po ashtu raporti I departamentit të shtetit nënvizon se edhe investimet e qeverisë për strehat e OJQ-ve prej 7.280 dollarë u dhanë vetëm për ushqime dhe ishin minimale në krahasim me numrin e viktimave që duhet të përfitonin. “Qeveria nuk dha mbështetje financiare për shërbimet ndaj fëmijëve të varur nga viktimat e trafikimit.

Qeveria raportoi se ka dhënë shumën prej afro 280.952 dollarë për shërbime sociale për viktimat e rritura të trafikimit; megjithatë, ajo nuk dha informacion në lidhje me ç’pjesë e kësaj shume u shpenzua për këto shërbime”, thuhet në raport, duke vijuar më tej se qeveria miratoi të drejtën për shërbim mjeksor për viktimat e trafikimit, por ofruesit e shërbimit raportuan se pengesat burokratike nuk lejuan viktimat të përfitonin shërbim mjeksor gjatë periudhës së raportimit.

Në praktikë, përfituesve të mundshëm të këtij shërbimi që u përpoqën të merrnin shërbim mjeksor iu kërkua të identifikonin veten si viktima të trafikimit te disa punonjës, në shkelje të së drejtës së garantuar nga ligji për privatësinë. Ndërkohë që në fund të raportit thueht se “Shqipëria vazhdoi përpjekjet për parandalimin e trafikimit të personave gjatë vitit. Qeveria trajnoi 245 punonjës shkollash kryesisht nga zonat rurale.

Qeveria, me mbështetjen e OSBE-së, trajnoi 20 inspektorë punësimi për ndërgjegjësim kundër trafikimit dhe nisi një projekt për shfrytëzimin për punë dhe nxitjen e përgjegjësisë së përbashkët sociale. Ndonëse qeveria përditësoi MKR-në në bashkëpunim me shoqërinë civile, heqja e koordinatorit kombëtar pengoi përpjekjet për zbatimin e planit kombëtar të veprimit kundër trafikimit miratuar në vitin 2011. Qeveria nuk bëri përpjekje të dukshme për të ulur kërkesën për marrëdhënie seksuale me pagesë dhe bëri pak përpjekje për ndërgjegjësimin publik për uljen e kërkesës për punë të detyruar.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 20.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës