Shqipëria 2.8 mln banorë, 611 grupe fetare

Me tolerancën që e karakterizon, Shqipëria i ka hapur dyert 611 grupeve fetare ku përfshihen 248 fondacione, 323 Organizata Joqeveritare dhe 40 qendra që lidhen me besimet. Të dhënat e marra nga Komisioni Shtetëror për regjistrimin e organizatave fetare janë bërë publike në raportin e departamentit amerikan të shtetit të vitit 2019 mbi liritë fetare në vendin tonë.

Ky numër është rritur ndjeshëm në 10 vitet e fundit. Në vitin 2010 Komiteti Shtetëror për Kultet raportoi rreth 230 grupe, organizata, fondacione dhe institucione arsimore fetare që veprojnë në të gjithë vendin. Qeveria amerikane vlerësoi se nga 3.1 milionë sa është popullsia në Shqipëri, sipas regjistrimit të vitit 2011 myslimanët suni përbëjnë 57 për qind të popullsisë, katolikët 10 për qind, ortodoksët afro 7 për qind dhe bektashinjtë 2 për qind. Rreth 20 për qind kanë refuzuar të përgjigjen rreth përkatësisë së tyre fetare.-shkruhet në raportin e DASH për vitin 2019.

Bashkësitë fetare drejtojnë 114 institucione arsimore përfshirë universitete, shkolla fillore e të mesme, institucione parashkollore, kopshte, shkolla profesionale dhe jetimore. Shumica e tyre nuk kanë lëndë të detyrueshme të fesë, por i ofrojnë ato si zgjedhje. Komunitetet katolike, islame dhe ortodokse thonë se mbështetja financiare nga qeveria është 109 milion lek, afërisht 1.2 milion dollarë, njësoj që nga viti 2015.

Kushtetuta parashikon se marrëdhëniet ndërmjet shtetit dhe komuniteteve fetare rregullohen me marrëveshje të veçanta të cilat marrin vlerën ligjore pasi ratifikohen nga Kuvendi i Shqipërisë. Marrëveshja e pare e shtetit shqiptar me një komunitet fetar ishte ajo “Ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë, e cila i hapi rrugën edhe marrëveshjeve të tjera analoge.

Në vijim, shteti shqiptar lidhi në vitin 2009 marrëveshje për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella me tre komunitete të tjera: Komunitetin Mysliman të Shqipërisë (KMSH), Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kryegjyshatën Botërore Bektashiane (KBB), e më pas në vitin 2011 u lidh marrëveshja me Vëllazërinë Ungjillore të Shqipërisë. Është kjo marrëveshje e fundit që hedh dritë edhe mbi kontrollin e financave të këtyre grupeve fetare. Në të përcaktohet se komunitetet fetare dhe personat juridikë të tij përjashtohen nga të gjitha llojet e taksave, për aq kohë sa aktiviteti i tyre rezulton jofitimprurës.

Për veprimtaritë me karakter institucional, si: ushtrimi i kultit, drejtimi dhe administrimi i komunitetit, veprimtaria fetare, humanitare dhe bamirëse, formimi i klerit, mësimi i teologjisë dhe i shkencave fetare, komunitetet dhe personat juridikë të themeluar prej tyre nuk janë të detyruar të mbajnë regjistër kontabël dhe t'u nënshtrohen standardeve administrative të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi për këtë çështje. Si pasojë, për të tilla veprimtari ato nuk e kanë detyrim që të paraqesin bilancin kontabël vjetor tek organet kompetente shtetërore dhe as ta depozitojnë atë pranë organizmave shtetërorë të caktuar nga legjislacioni në fuqi. Këto dhe privilegje të tjera, komunitetet fetare i gëzojnë pasi nënshkruajnë marrëveshje me qeverinë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vojo kushi: 10/07/2020 19:02

    feja e shqiptarit esht shqiptaria

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK