Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Tabaku: Kriza e besimit nga biznesi pasojë e taksave të larta dhe ekonomisë së komanduar nga monopoli dhe oligarkët

Raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Tabaku: Kriza e besimit nga biznesi pasojë e taksave të larta dhe ekonomisë së komanduar nga monopoli dhe oligarkët

1623236573_joridatabaku.jpg

Partia Demokratike ka komentuar raportin e Dhomës Amerikane të Tregtisë lidhur me uljen e besimit të bizneseve, duke thënë të kjo ndodh për faj të taksave të larta të qeverisë dhe krijimit të monopolit për oligarkët. Jorida Tabakut tha  kriza e besimit të bizneseve vjen si pasojë e ekonomisë së centralizuar të komanduar nga oligopolet dhe monopolet.  Kjo sipas Tabakut ka rritur numrin e të pakënaqurve dhe se e vetmja zgjidhje është ndryshimi i kursit të ndjekur.

 “Rënia më e madhe e besimit në ekonomi,  37.6 %  bizneseve amerikane mendojnë që ekonomia do ecë për mirë, niveli më i ulët që kur indeksi u krijua ne 2012. Raporti i fundit i AmCham është një sinjalizim i një krize të thellë besimi që nuk mund të anashkalohet me debate të pasinqerta, as me propagandën e ditës. Kjo ka sjellë dhe rënien e besimit të biznesit në ekonomi, pasi indeksi ka shkuar në 37.66 duke prekur nivelin më të ulët që nga 2012.

Arsyet kryesore të humbjes së shpresës dhe besimit në ekonomi janë: taksat e larta që prodhojnë korrupsion dhe monopol+oligarki.

-     60% e bizneseve të intervistuara janë kundër sistemit të taksave dhe tatimeve të ngritura nga qeveria. E konsiderojnë të pandershëm dhe jo të drejtë.

-    Taksat e larta dhe të padrejta prodhojnë një sistem të korruptuar ku nuk është më i miri që përfiton por më i pandershmi.

33.4% e bizneseve shprehen se niveli i korrupsionit është rritur ndjeshëm dhe që është në çdo qelizë të shoqërisë dhe qeverisë.

-        Ekonomi e centralizuar dhe komanduar nga oligopolet dhe monopolet. Indeksi i një ekonomie jo të lirë por të qeverisur nga monopolet dhe oligopolet është përkeqësuar pasi ky indikator është i tretë në renditje dhe më i përkeqësuari.

Janë këto triniteti i të këqijave që më pas prodhon një burokraci të madhe, tarifa dhe letra të pafundme që më shumë i hanë kohë biznesit në zyra se sa i japin mundësi të prosperojë.

Zgjidhja e vetme është që të ndryshohet kursi, por askush nuk beson se kjo mazhorancë dhe kjo qeveri do të ndryshojë kursin. Sa më shumë kjo qeveri vazhdon të ushtrojë pushtetin e saj aq më shumë do të rritet pakënaqësia, varfëria dhe bizneset do të fundosen”, shkruan Tabaku.


Lajmi kryesor:

Raporti/Dhoma Amerikane e Tregtisë: Ka rënë besimi i biznesit, duhet dialog! Fenomenet gërryese po mbajnë peng përparimin e vendit! Kim: Sundimi i ligjit do përthith investimet amerikane


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb