Raporti i Dhomës Europiane, PD: Në Shqipëri bëjnë biznes vetëm ata që janë të lidhur me qeverinë

Raporti i Dhomës Europiane, PD: Në Shqipëri bëjnë biznes vetëm ata që janë të lidhur me qeverinë

Agron Shehaj

Ish-deputeti i PD, Agron Shehaj ka publikuar një raport të Dhomës Europiane, e cila sipas tij thotë se Shqipëria është një nga tri vendet më të vështira për të bërë biznes në Europë.

Sipas Shehaj në Shqipëri mund të bëjnë biznes vetëm ata që janë të ludhur me qeverinë.

Sipas këtij raporti nga 46 vende, Shqipëria renditet e 44 duke lënë pas vetëm Bosnje Hercegovinën dhe Ukrainën

“EuCham (Dhoma Europiane) konfirmon atë që e di çdo sipërmarrës dhe investitor i huaj ose shqiptar: Shqipëria është një nga tri vendet më të vështira për të bërë biznes në Europë.

Në Shqipëri mund të bëjnë biznes vetëm ata që janë të lidhur me qeverinë. Shqiptarët punëtorë, të talentuar, të ndershëm dhe me kurajo për të rrezikuar nuk kanë asnjë mundësi sepse i ndëshkon dhe i mbyt korrupsioni dhe klientelizmi politik. Luksi i politikanëve dhe biznesmenëve të lidhur me ta, është varfëria e shqiptarëve”, shkruan Shehaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja