Economist Intelligence Unit me qendër në Londër ka nxjerrë raportin për Shqipërinë në gusht të 2012. Në raport parashikohet se zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 fitohen nga Partia Socialiste, ndërkohë që Shqipëria këtë vit nuk do të arrijë të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Sipas Economist Intellingence Unit, qeveria e Sali Berishës nuk arriti dot të luftojë plotësisht korrupsionin, ashtu sikurse kishte premtuar.
Shqiptarja.com boton raportin me pak shkurtim
Berisha fitoi 70 nga 140 vendet në parlament - hera e parë që nga vendosja e zgjedhjeve multipartiake që nga 1991 që një parti fituese apo një aleancë dështon për të arritur një maxhorancë. Zoti Berisha u përgjigj duke sjellë në koalicion partinë e qendrës së majtë LSI për të siguruar një maxhorancë parlamentare. Kjo i jep një pushtet të konsiderueshëm për liderin e LSI, Ilir Meta, i cili u nda nga PS në 2004 pasi rivalët e partisë e hoqën nga qeveria e drejtuar nga socialistët. Zoti Meta, i cili dha dorëheqjen nga postet e tij si zv,kryeministër dhe ministër i Ekonomisë në janar 2011 për t'u përballur me akuzat për korrupsion, është i vendosur të mbajë pozicionin e tij prej 'lojtari kryesor' që pas shfajësimit të marrë në janar të vitit 2012.
Qeveria thotë se është e vendosur për të reformuar administratën publike, forcimin e shtetit ligjor, luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e klimës së biznesit, dhe qëllimin për anëtarësim në BE dhe një integrim më të plotë me vendet anëtare të NATO. Akoma më shumë duhet të bëhet në implementimin e kësaj axhende në praktikë.
Rekordet jo shumë të rëndësishme të qeverisë në trajtimin e rasteve të korrupsionit- të përshkruara nga zoti Berisha në të kaluarën si "prioriteti i tij nr.1" - janë kritikuar gjerësisht, sidomos në valën e pafajësisë së zotit Meta. Pak zyrtarë të vegjël kanë dalë përpara gjyqit gjatë viteve të fundit, pavarësisht se shumë prej tyre kishin raste të dokumentuara korrupsioni. Në përpjekje për të intesifikuar luftën kundër korrupsionit, PD e PS u angazhuan të punojnë së bashku në amendamentet kushtetuese për të frenuar imunitetin e gjerë nga akuza që aktualisht gëzohet nga shumë anëtarë të parlamentit, gjykatës dhe zyrtarë të tjerë. Megjithatë, dyshime të ndërsjellta duket se do ta bëjnë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje ndërpartiake të kërkuar për ndryshimin e kushtetutës.
Organizimi i zgjedhjeve është një tjetër fushë që kërkon përmirësim. Zgjedhjet parlamentare në qershor 2009 dhe zgjedhjet lokale në maj 2011 demonstruan sërish se Shqipëria ende nuk është e aftë të mbajë zgjedhje që janë në linjë të plotë me standardet ndërkombëtare. PS vazhdon të diskutojë rezultatin për të dy proceset zgjedhore. Megjithatë, në mes të korrikut 2012, PD e PS arritën një marrëveshje paraprake për reformën zgjedhore, e cila nëse implementohet mund të krijojë kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme. Shenjat e fundit të gadishmërisë për kompromis ndjekin shumë vite të tëra konfrontimi ndërmjet qeverisë dhe opozitës, të cilat dolën në dritë më shumë kur tensioni politik kaloi në dhunë gjatë një demostrate antiqeveritare në 21 janar 2011, kur forcat e sigurisë qëlluan për vdekje katër protestues.
VESHTRIMI MBI ZGJEDHJET
Duke arritur një akomodim duke formuar një koalicion të shëndetshëm, zoti Berisha dhe zoti Meta do të vazhdojnë të punojnë së bashku. Ky qëllim u bë më i thjeshtë pas pafajësisë së zotit Meta. Koalicioni duket se do të zgjasë deri në fund të mandatit në mes të vitit 2013 me zotin Berisha që nuk përfitoi nga mundësitë e tij të mëparshme për të shkuar në zgjedhje të parakohshme duke shfrytëzuar dobësinë e zotit Rama, liderit të PS, gjatë periudhës së konflikteve të brendshme në PS.
Me zotin Rama që po përqas një linjë shumë konstruktive që në fund të 2011 duke hequr dorë nga protestat në rrugë dhe prezantimin e një politike ekonomike alternative e pozitive, PS duket më e bashkuar sesa në vitet e kaluara. Do të jetë me risk për zotin Berisha për të kërkuar zgjedhje të parakohshme në këtë moment. Megjithatë, sikurse rritja ekonomike po tkurret në 2012, vetëm me një rritje të vogël që pritet në 2013, popullariteti i qeverisë duket se ka rënë dhe PS ka një shans të mirë për t'u rikthyer nëpër zyra pas dy dy betejave të njëpasnjëshme elektorale.
ÇESHTJA ME BE
Integrimi në BE, me qëllim final një anëtarësim eventual, është prioriteti kryesor i politikës së jashtme dhe në prill 2009 Shqipëria plotësoi formularin për anëtarësim. Megjithatë, progres raportet e viteve të fundit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, në tetor 2011, e kanë bërë të qartë se Shqipëria nuk ishte ende gati për tiu dhënë statusi i vendit kandidat. Opinioni negativ i Komisionit u shkaktua, sikurse në vitin e kaluar nga dështimi i Shqipërisë për të adaptuar disa reforma kyçe, kalimi i të cilave në parlament u bllokua nga mosmarrëveshjet mes qeverisë dhe opozitës për mënyrën sesi do të zgjidheshin sherret për cështjen e parregullsive elektorale. Edhe pse ka pasur pak progres gjatë muajve të fundit për reformën zgjedhore dhe frenimin e imunitetit nga ndjekja penale, Economist Intellingence Unit konsideron se Shqipëria ka vetëm një shans të vogël që t'i jepet statusi i vendit kandidat gjatë periudhës në vazhdim. Që kjo të ndodhë, qeverisë i duhet të zgjidhë mosmarrëveshjet e saj me opozitën dhe të përshpejtojë ritmin e reformave në mënyrë të konsiderueshme.
VESHTRIMI MBI SITUATEN EKONOMIKE
Qeverisja e dytë e zotit Berisha ka vazhduar reformat e paraardhëseve, duke pretenduar se Shqipëria nuk ka nevojë për një marrëveshje të re me FMN që duhet të pasojë atë që përfundoi në 2009. Pas shtyrjeve të përsëritura, Shqipëria hodhi Eurobondin e parë në tetor 2010 dhe do të vazhdojë të mbështetet në kreditë tregtare për të financuar deficitin e gjerë të jashtëm. Megjithatë, ka një rriskt të lehtë që Shqipërisë do ti duhet të kthehet te FMN për asistentë nëse kërkesa e huaj për eksportet tregtare shqiptare dhe punëtorëve migratorë mbeten të ulura pas recensionit modest që pritet në eurozonë në 2012, dhe nëse ndodh kjo, pas një periudhe stabiliteti në 2011, qeveria ka filluar ti kushtojë më shumë vëmendje këshillave të FMN për të zvogëluar deficitin buxhetor dhe Fondi vazhdon tu kërkojë autoriteteve për të mbajtur një politikë fiskale afatmesme të kujdeshme, dhe të adaptojë një rregull fiskal për të limituar rritjen e shpenzimeve.
Edhe pse ka një perspektivë ekonomike të pasigurt në eurozonë, klima e investimeve në Shqipëri ka gjasa të jetë më e vështira në gjithë rajonin. Mangësitë në administratën publike dhe në sistemin ligjor, korrupsioni i përhapur, dhe shpërndarja jo e mirë e energjisë elektrike dhe infrastruktura çojnë në probleme veçanërisht të vështira. Qeveria parashikon të kompletojë procesin e privatizimit në 2012-2013, dhe në mars 2012 parlamenti miratoi një ligj duke autorizuar shitjen e prodhuesit shtetëror të naftës, Albpetrol. Megjithatë, ka një rrisk të konsiderueshëm që disa nga shitjet e planifikuara do të shtyhen, sipas grafikut të bërë nga autoritetet, gjë që është bërë e qartë nga ngecja e disa privatizimeve.
POLITIKA FISKALE
Reforma fiskale ka qenë më e matur që nga zgjedhjet parlamentare të 2009, e cila u ndoq nga një nxitim për të përfunduar projekte investimi të mëdha publike - dhe ndër më kryesoret, rruga Durrës-Kukës. Deficiti buxhetor u tkurr në 3.5% të GDP në 2011 (nga 7.4% që ishte në 2009), i pasuar nga një reduktim i fortë në shpenzimet kapitale, edhe pse disa projekte infrastrukturore morën një shtytje përpara zgjedhjeve vendore të majit 2011. Sfidat me të cilat ka të ngjarë të përballet qeveria përfshijnë një rritje më të vogël nga sa parashikohet në të ardhurat nga taksat ashtu sikurse rritja ekonomike pritet të ngadalësohet ndjeshëm në 2012, një tjetër mbështetje buxhetore për operatorin energjetik, KESH - i cili kërkon amendimin në buxhet ashtu sikurse në shkurt 2012 - si dhe tejkalimin e kostove për rrugën e re Tiranë-Elbasan. Ne parashikojmë që politikat e forta fiskale do të ngushtojnë deficitin buxhetor në 3.1 % të GDP në 2012, përpara zgjedhjeve - duke e lidhur edhe me përhapjen e shpenzimeve në gati 3.5% të GDP në 2013.
RRITJA EKONOMIKE
Pasi përballoi rënien globale më mirë se fqinjët e vet (Shqipëria shmangu recensionin në 2009), rritja ka mbetur pa ndonjë shkëlqim në tre vitet e fundit, duke rënë në 2% në 2011, dhe duket se do të vuaj nga recensioni i pritshëm në eurozonë në 2012. Kërkesa importuese për produktet shqiptare, që është dobësuar ndjeshëm që nga fillimi i 2011, do të kthehet, kur rritja modeste ekonomike në destinacionet kryesore eksportuese të Shqipërisë në BE të kthehen në 2013. Eksportet do të rriten nga një lek i dobësuar, të cilat u amortizuan ndjeshëm në 2009-2010 dhe mbeten gjerësisht stabël në 2011. të ardhurat nga emigrantët të cilat pritet të bien në 2012, duhet të merret si një ringjallje nëse eurozona ringrihet. Konfidenca e investitorëve do të përkrahet nëse Shqipërisë i jepet statusi i vendit kandidat, i cili mund të bëhet i mundur në 2013. Megjithatë, ekziston një rrisk i fortë nëse kriza e eurozonës vazhdon më gjatë sesa është parashikuar. Shqipëria është e ndjeshme ndaj ndikimit të krizës së tejzgjatur të borxhit në eurozonë sepse vendet që preken më shumë përfshijnë Italinë dhe Greqinë, të cilat janë dy partnerët më të mëdhenj tregtarë, dhe bankat e tyre kanë një prezencë të gjerë në sektorin bankar shqiptar. Greqia dhe Italia janë gjithashtu destinacionet kryesore të emigrantëve shqiptarë, dhe kriza në këto dy vende do të prekë edhe rritjen e konsumit në Shqipëri sepse shumë shtëpiakë varen nga të ardhurat e emigrantëve. Në dritën e një rritje ekonomike më të dobët sesa pritej në tremujorin e parë të 2012 ne e kemi rishikuar vlerësimin tonë për rritjen në raport me GDP në 2012 në 0.5% (nga 1.5% që ishte parashikuar). Nëse eurozona rikthehet në rritjen ekonomike kërkesa në rritje për eksportet shqiptare dhe rritja e reminetancave nga emigrantët presim që rritja reale e GDP të mund të shkojë në 1.9% në 2013 - por që ende është në përqindje më të ulët sesa boom-i ekonomik prej 6% përpara vitit 2009.
*Gabriel Partosh, njohës i mirë i zhvillimeve në vend, është një prej autorëve të raportit.
Shqiptarja.com botoi raportin me pak shkurtim
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com