Raporti i ‘Financave’: Në 7 muajt e parë të vitit u rritën me 40 mld lekë të ardhurat në arkën e shtetit

Raporti i ‘Financave’: Në 7 muajt e parë të vitit u rritën me 40 mld lekë të ardhurat në arkën e shtetit

Ministria e Financave

Qeveria ka tejkaluar planin e të ardhurave me 104% për 7 mujorin e parë të vitit 2022, duke realizuar 326.7 miliard lekë nga 313.5 miliard lekë që ishin parashikuar. Lajmin e ka dhënë në Facebook, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, e cila ka postuar raportin e fundit.

Ndërkohë që janë rritur të ardhurat në arkën e shtetit, gjatë të njëjtës periudhë rezulton se qeveria ka ulur shpenzimet duke harxhuar rreth 311 miliard lekë nga 359 miliard lekë që ishin parashikuar.

“Më shumë të ardhura në ekonomi. Të ardhurat totale për 7-mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 326.7 miliardë lekë ose 104 % të planit të 7-mujorit. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat janë rritur me 44.9 miliardë lekë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë vijon punën për të ruajtur të gjithë parametrat fiskalë, si dhe ritmin e qëndrueshëm të rritjes së të ardhurave”, ka shkruar Ibrahimaj.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për korrikun 2022, arritën në rreth 311 miliard LEK me një realizim në masën 87 % të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 ky zë ka rezultuar 567 milion LEK më pak.

Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 288.5 miliardë lekë, 46.1 miliardë ose 18.9% më shumë, krahasuar me vitin 2021, si dhe 15.9 miliardë ose 5.8% më shumë se plani 7mujor për vitin 2022. Në këtë realizim kanë ndikuar faktorë të cilët do të shpjegohen në analizën specifike të secilit prej tatimeve më poshtë. Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 122.6 miliardë lekë, 20.8 miliardë lekë ose 20.4% më shumë se 7 muori 2021, si dhe 5.4 miliardë lekë ose 4.6 % më shumë se plani i të ardhurave doganore për 7 mujorin e vitit 2022. Të ardhurat nga TVSH në import për 7 mujorin rezultojnë 86.1 miliardë lekë, 17.8 miliardë lekë ose 26 % më shumë se një vit më parë, si dhe 6.5 miliardë ose 8.1% më shumë se plani për 7 mujorin 2022.

Sa i përket shpenzimeve, për periudhën 7 mujore të vitit 2022, arritën në rreth 311 miliard lekë me një realizim në masën 87 përqind të planit. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 7 mujorin e vitit 2022 u realizuan në masën 48.8 përqind të planit vjetor.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje

Kosovë/ Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa urdhëron KQZ-në të certifikojë Listën Serbe për zgjedhje