Raporti i "Freedom House"
Përkeqësohet liria e medias

Raporti i Përkeqësohet liria e medias">
Freedom House publikoi sot raportin për lirinë e medias ku Shqipëria renditet në listën e vendeve me media pjesërisht të lirë.

Në krahasim me një vit më parë, Shqipëria ka zbritur poshtë 5 vende, çka do të thotë se në vend është përkeqësuar liria e medias. Nga vendi i 102 që ishte pozicionuar vitin e kaluar, këtë vit Shqipëria është renditur në vendin e 107-të. Për Kosovën vërehet një përparim modest duke marrë notën 49 nga 51, që kishte në vitin e kaluar.

Raporti i ri  vëren se në Evropën Qendrore dhe Lindore, klasifikim ku hyn edhe Shqipëria dhe vendet e tjera të rajonit është shënuar një rënie në dallim nga viti i kaluar.
Në renditjen e Freedom House Shqipëria gjendet në të njëjtën pozicion me vende si Libani, Tunizia, Maldive,Tunizia dhe pasohet nga Bangladeshi,Kenia dhe Mauritania qe pozicionohen vetëm një shkallë më poshtë se Shqipëria.
Në rajon Shqipëria lë pas vetëm Maqedoninë.

MEDIA NE SHQIPERIA DHE RAJON

Para nesh janë pothuajse të gjitha vendet e rajonit, sipas kësaj renditje:
Mali i Zi në vendin e 75, vlerësuar më notën 35
Serbia në vendin 75 vlerësuar më notën 35
Kroacia në vendin e 83 vlerësuar me notën 40
Bosnjë-Hercegovina në vendin e 95 vlerësuar më notën 48
Kosova në vendin e 97-të e vlerësuar më notën 49
Maqedonia renditet e 115-ta e vlerësuar me notën 54.

FREEDOM HOSUE PER KOSOVEN
Organizata “Freedom House”, ka radhitur Kosovën në mesin e vendeve me liri të pjesshme. Por, kësaj radhe ajo zë vendin e 97-të sa i përket lirisë së shtypit, e vlerësuar me notën 49, ndryshe nga një vit më parë, kur radhitej në vendin e 104. Këto vlerësime ndodhin në një periudhë kur përfaqësuesit e mediave në Kosovë janë vënë në përpjekje për të bindur autoritetet në Kosovë, që të ndryshojnë Kodin Penal të miratuar më 20 prill, i cili i detyron gazetarët të zbulojnë burimet e tyre të informimit. Kosova gjendet në të njëjtin pozicion me Indonezinë, Nikaraguan, Nigerin, Sierra Leonen, Tanzaninë

RAPORTI: VENDET SKANDINAVE ME LIRI TE PLOTE 

Vendet me liri shtypi të plotë konsiderohen vendet skandinave, Finlanda, Norvegjia dhe Suedia qe kryesojne renditjen në raportin e Freedom House të vlerësuara më notën 10. Kurse dhjetë vendet e fundit janë Siria, Kuba, Guinea, Irani, Bjellorusia, Eritrea, Uzbekistani, Turkmenistani dhe Korea Veriore.

Në raportin e ri të grupit pro-demokracisë me seli në SHBA, thuhet se vetëm një në gjashtë njerëz në botë gëzon lirinë e shtypit – e llogaritur kjo si përqindja më e ulët në më shumë se një dekadë. Në bazë të kësaj analize vetëm 14. 5 % e banorëve në botë jetojnë në vendet me një media të lirë, ndërsa 45 për qind me një media pjesërisht të lirë dhe 40.5 për qind jetojnë me një media jo të lirë.

Raporti vjetor vlerëson lirinë e mediave të shkruara, atyre elektronike dhe në internet në 197 vende, duke u bazuar në faktorët ligjorë, politikë dhe ekonomikë.  Në raport thuhet gjithashtu se një nga zhvillimet më të mëdha të vitit të kaluar ishin “"fitoret potenciale me ndikim të gjerë” që erdhën me pranverën arabe. Kristofer Uoker, nënkryetar për strategji dhe analiza  në Freedom House, tha se "hapa të mëdhenj" janë ndërmarrë në Libi dhe Tunizi, dhe në një farë mase edhe në Egjipt.

NË ITALI U PËRMIRËSUA LIRIA E SHTYPIT PASI IKU BERLUSKONI
Raporti konstaton një ulje të konsiderueshme të lirisë së shtypit në vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore. Maqedonia dhe Hungaria përkeqësuan lirinë e medias- thuhet në raport. Përkeqësim u konstatua dhe në Ukrainë. Në Rusi mediat bënë përparim të lehtë pasi duket se qeveria ka zbutur kontrollin mbi median. Por këto përpatime duhen konsoliduar-thuhet në Raportin e Freedom House. Përmirësime të dukshme në rajon u dukën në Gjerogji, Kosovë dhe Mal të Zi. Vendet e Europës Perëndimore mbeten vende me nivelin më të lartë të lirisë së shtypit, thuhet në vlerësimin e përgjithshëm të Freedom Hosue. Liria e shtypit është përmirësuar më shumë në Itali më dorëeheqjen e Berluskonit duke reduktuar kontrollin e tij mbi mediat. Ne Mbretërinë e Bashkuar ka një rënie të lehtë të lirisë së shtypit. Në Turqi situata e mediave është përkeqësuar pasi qeveria burgosi gazetarët kritikë.

RAPORTI I JANARIT 2012: SHQIPERIA VEND ME LIRI TE PJESHME 
Në raportin e publikuar në janar të 2012 Freedom House rendiste Shqipërinë në vendet me liri të pjeshme.Organizata joqeveritare me qendër në Ëashington raportonte se Indicia kryesore e kësaj rënieje ishte vrasja e 4 protestuesve, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj e Aleks Nika para kryeministrisë në demonstratën e 21 janarit 2011.

“Shqipëria pësoi prirje drejt rënies për shkak të vrasjes së protestuesve të opozitës në janar të 2011, politizimi i mekanizmit elektoral dhe që rrethuan zgjedhjet vendore në maj dhe dështimi i gjykatave për të qenë i paanshëm në vendimin mbi një rast korrupsioni ndaj një qeveritari të lartë.”- thuhet në raportin "Liria në botë në 2012"
(ns/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur