Raporti i 'ILO': Burrat shqiptarë dembelë, punët i bëjnë vetëm gratë

Raporti i 'ILO': Burrat shqiptarë dembelë, punët i bëjnë vetëm gratë

Foto ilustruese

Një raport i fundit i publikuar nga ILO “vërteton” të dhënat që dihen tashmë në heshtje nga gratë shqiptare. Sipas raportit, gratë shqiptarë kryejnë 314 minuta në ditë, punë të papaguar, nga të cilat 270 minuta janë punë shtëpie. Të përkthyera në orë, një femër shqiptare kryen mesatarisht më shumë se 4 orë në ditë punë shtëpie të papaguar.

Ky rezultat e nxjerr Shqipërinë në vendin e pestë në botë, në tabelën e vendeve që kanë në nivele rekord punën e papaguar.

Në këtë drejtim nëse shikon me vëmendje raportin janë vendet e Lindjes së Mesme.

Por çfarë ndodh me burrat?

Surprizë! Burrat shqiptarë  harxhojnë më pak se 1 orë në ditë punë të papaguar, nga të cilat vetëm 45 minuta janë punë shtëpie.

Sipas raportit, burrat shqiptarë janë në fund të listës çka lë vend për etiketimin “dembelë”.

Femrat shqiptare bëjnë pune shtëpie 6 herë më shumë se meshkujt si kohë. Diferencë e tillë nuk ekziston në asnjë vend të botës.

Raporti i ILO-së

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg