Raporti i Inspektoriatit të Punës, 
32 mln lekë gjobë punës në të zezë

Raporti i Inspektoriatit të Punës, <br />32 mln lekë gjobë punës në të zezë
TIRANE- Sot është publikuar raporti i Inspektoriatit të Punës për vitin 2016.

Për vitin që lamë pas, ka një përmirësim në formalizimin e tregut dhe ndalimi i punës së zezë, për shkelësit është vendosur gjobë me vlerën e 32 mln lekëve.

Ministrja e mirëqenies sociale dhe Rinisë Olta Xhaçka kërkoi që të formalizohet edhe puna e kryer në shtëpi dhe përkujdesja e fëmijëve.
 
Në 117 subjekte private u evidentuan 128 punonjës që punojnë krejtësisht të pambrojtur, pra në punë të zezë dhe gjoba e vendosur për ta është me vlerë 32.095.000 lekë. Kjo ka qenë një nga rezultatet e prezantuara nga Inspektorati shtetëror I punës. Në takimin ku mori pjesë ministrja e Mirëqenies sociale dhe rinisë, Olta Xhaçka, u deklarua se aksidentet janë ulur në masën 0,52 %.

Ministrja Xhaçka u shpreh se të dhënat e deritanishme tregojnë për një përmirësim të kushteve të punës si dhe formalizim të tregut.
 
“Nga 22.4 % në 2012-ën është reduktuar ën 11.5% e rasteve për vitin 2016 dhe kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Po ashtu aksidentet masive për 2016 përbëjnë 0.52% të rasteve përkundrejt 8.9% të rasteve të aksidenteve për vitin 2014”, tha ministrja Xhaçka.  
 
Po kështu, Xhaçka kërkoi edhe një zgjerim për inspektim duke futur në formalizim edhe punët e shtëpisë.
 
“Qëllimi ynë është që inspektimi juaj të çojë në 0 numrin e punonjësve që punojnë në të zezë. Duke ekspozuar mirëqenien e tyre intelektuale, fizike, apo edhe shëndetin e tyre në tërësi. Pavarësisht se tagri ligjor e detyron biznesin të inspektojë biznesin e formalizuar, sfida jonë e ardhshme mund të jetë edhe një identifikim i detajuar i punëve të paguara dhe shërbimeve që ofrohen në tregun informal, pasi në vetvete këto punë fillojnë pa standarde duke u marrë për të mirëqena apo duke u kushtëzuar në pagesë dhe trajtime. Ka vende që kanë ndryshuar thellësisht në këtë drejtim me reformat e posaçme duke përfshirë në sistemin e sigurimeve dhe kontributeve edhe punët e shtëpisë”, u shpreh ministrja.
 
Dritan Ylli, drejtori I inspektoratit shtetëror të punës dhe shërbimeve shoqërore deklaroi edhe shifrat për rezultatet e inspektimeve.
 
“Kemi inspektuar 3700 subjekte më shumë krahasuar me një vit më parë, ndërkohë që 70 mijë punonjës më shumë, gjatë vitit që shkoi kanë marrë shërbimin e inspektoratit të punës edhe gjatë vitit 2016, Si pasojë e orientimit të drejtë të inspektimit janë 1200 punëmarrës më shumë se një vit më parë të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore”, tha Ylli.
 
Edhe në vitin 2016
 
Nga inspektimet rezulton se 95 subjekte më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë më pare rezultojnë të kenë funksionimin e shërbimit të mjekut të ndërmarrjes.
 
Gjithashtu vërehet një rritje prej 124 subjektesh më shumë se një vit më parë, të kenë ngritur Këshillat e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, dhe në1400 subjekte më shumë të jetë ekzistent “Dokumenti i vlerësimit të riskut”.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Hungaria dhe Serbia pritet t’i shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi

Hungaria dhe Serbia pritet t’i shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez Xi