Në vitin 2015, volumi i eksporteve ka rënë me thuajse 5% krahasuar me një vit më parë. E dhëna vjen përmes raportit të INSTAT mbi tregtinë me jashtë, ku theksohet se volumi i eksporteve shënon rënie për herë të parë që nga viti 2011. Në rastin e importeve kemi një ritëm rënës në vitet 2012-2013 ndërsa rritje në vitet e tjera.
Grup produktet që zënë një pjesë të konsiderueshme në eksportet shqiptare për periudhën 5-vjeçare janë eksportet nga përpunimi aktiv i produkteve tekstile dhe këpucët.
Për vitin 2015 më të eksportuara janë grupet: “Produkte minerale” me 26,5 %, “Tekstilet dhe artikujt prej tyre” me 18,9 %, “Veshjet e këmbëve” me 18,2 % dhe “Metale bazë dhe artikujt prej tyre” me 14,1 % totalit.
Gjatë periudhës 2011-2015, eksportet në vlerë kanë shënuar rritje të konsiderueshme drejt Italisë, Kosovës, Spanjës dhe Maltës. Në vitin 2015, eksportet me Italinë zunë 50,9 % të totalit nga 53,3 % që zinin në vitin 2011; me Kosovën zunë 8,6% nga 7,4 % që zinin në vitin 2011; me Spanjën zunë 5,2 % nga 3,6 % që zinin në vitin 2011; me Maltën zunë 4,6 % nga 2,4 % që zinin në 2011.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com