Raporti i INSTAT për administratën, PD e Berishës dhe PL e Metës: Rama ndërtoi shtet rrumpallë për interesa partiake

Në një raport të fundit INSTAT bëri me dije se punësimi në administratën publike është rritur në mënyrë të shpejtë gjatë dekadës së fundit. Të dhënat zyrtare tregojnë se në fund 6-mujorit të parë arriti në 185,696 persona nga rreth 163,885 që u gjeten në vitin 2014.

Këto rritje të shifrave PD e Sali Berishës dhe Partia e Lirisë e Ilir Meta e kanë konsideruar si një shtet rrumpallë të Edi Ramës i vënë në funksion të interesave elektorale.

Zëdhënësja e PD Floriana Garo në një dalje nga Selia Blu ka thënë se këto nuk janë rroga që shkojnë për familjet shqiptare por “bonuse që u jepen patronazhistëve, kujdestarëve grabitqarë të zgjedhjeve vendore dhe kuvendore në shtet-rrangallën elektorale të Ramës”.

“Janë para të taksave tuaja, që shkojnë në xhepin dhe kontot e tyre. Ndër këta 22 mijë vetë gjenden militantë të Rilindjes, që e marrin rrogën edhe kur janë jashtë vendit, siç e kemi denoncuar nga kjo foltore rastin e bashkisë së Vaut të Dejës.  Ata shpërblehen që, kur të vijnë zgjedhjet të kthehen në Shqipëri dhe të punojnë për manipulimin e vullnetit të bashkëqytetarëve të tyre. Me pak fjalë të punojnë që rroga e tyre të vazhdojë”, tha Garo.

Sipas saj fryrja e administratës do të thotë rritje e peshës së shtetit në ekonomi.

“Sipas të dhënave të INSTAT, pesha e administratës publike në ekonomi, arsim, shëndetësi etj., në totalin e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) shënoi rritje me 2.5 pikë. Rritja e peshës së administratës në ekonomi nisi gradualisht pas vitit 2013. Qeveria “Rama 3” ka rreth 15 ministri nga 12 që ishin në qeverinë “Rama 2” dhe 19 në qeverinë “Rama 1”. Në vitin 2020, nga 10 degët kryesore të ekonomisë, administrata publike ishte e treta për peshën më të lartë në ekonomi, pas bujqësisë me 19.2 %, dhe sektorit të tregtisë, akomodimit dhe transportit me mbi 15%”, tha ajo.

Ndërsa 5 minuta para saj në Selinë e Partisë së Lirisë doli Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Tedi Blushi.  Ai tha se vënia e shtetit në funksion të punësimit të patronazhistëve është prova më e rëndë e degradimit të administratës publike nga Edi Rama.

“Fryrja e paligjshme dhe politike e shtetit me patronazhistë për qëllime elektorale po shkatërron Buxhetin e Shtetit, llogaridhënien dhe transparencën dhe po rëndon çdo ditë edhe më shumë qytetarët shqiptarë që më bukën dhe djersën e tyre paguajnë me kosto ekstra të pamerituara një administratë publike që jo vetëm nuk u shërben, por edhe i vjedh, i shtyp dhe i zemëron çdo ditë. Ndërsa shteti i kapur hap vende pune, të cilat nuk kanë asnjë ndikim në zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë, për të "rehatuar" patronazhistët, dhjetëra mijëra vende pune humbin në sektorët më prodhues dhe mijëra biznese mbyllen dhe falimentojnë.  Prandaj është koha për të çliruar administratën nga fuksat dhe patronazhistët dhe për ta kthyer shtetin në shërbim të qytetarit”, tha ai.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Elton: 05/01/2023 14:46

    O budallaqe, Po ti pse erdhe nga Zvicra sepse te paguajti PD, keta qe Jane ne pune e marrin nje rroge dhe mbajne familjet me buke shume mire qe shteti I ka punesuar, çfare te bejne ata te rrijne pa pune dhe tju vijne ju nga pas neper demostrata.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje

Ngjarja më e pabesueshme dhe e jashtëzakonshme, në një Krishtlindje