Ekonomia shqiptare është rritur në tremujorin e dytë të vitit me 3,21%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat mbi Produktin e Brendshëm bruto për këtë tremujor, të cilat tregojnë se Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët e ekonomisë Tregti, Hotele, Restorante dhe Transporti +0,70 pikë përqindje.
Kontribut pozitiv kanë dhënë gjithashtu edhe degët aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative, Pasuritë e paluajtshme, Administrata publike, Arsimi e Shëndetësia, si dhe Ndërtimi. Negativisht ka kontribuar Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me -0,32 pikë përqindje.
Sipas INSTAT, Aktiviteti Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë pati një rënie prej 1,48 %.
Grupi i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rritje me 1,40 % në tremujorin e dytë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015, ku ndikimin kryesor në këtë rritje ka dhënë nën grupi Industria Përpunuese. Industria Nxjerrëse vijon performancën negative duke shënuar rënie me 18,07 % krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2015.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO