Raporti i Inteligjencës amerikane: Putin aprovoi fushatën dezinformuese kundër Biden gjatë zgjedhjeve të vitit të kaluar

Presidenti rus Vladimir Putin ka autorizuar përpjekjet për të ndikuar në zgjedhjet e vitit të kaluar në SHBA në favor të ish-Presidentit Donald Trump, thuhet në një raport të publikuar nga zyrtarët e inteligjencës amerikane. 

Presidenti rus, Vladimir Putin, “ka autorizuar disa organizata të Qeverisë ruse që të ndikonin në operacione, me qëllim denigrimin e kandidaturës së presidentit Joe Biden dhe të Partisë Demokratike, duke mbështetur ish-presidentin Donald Trump”.

Në raport theksohet se Moska përhapi "akuza të pabazuara" në lidhje me fituesin e zgjedhjeve dhe presidentin aktual, Joe Biden. 

Megjithatë në raport theksohej se asnjë qeveri e huaj nuk kishte kompromentuar rezultatet përfundimtare. Raporti i paklasifikuar prej 15 faqesh, i publikuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare, thotë se nuk ka indikacione se aktorët e huaj kanë bërë përpjekje të ndikojnë aspektet teknike të zgjedhjeve, si ndërhyrja në fletëvotime ose tabela të votuesve.

Strategjia e Moskës është përqendruar në përdorimin e “përfaqësuesve të lidhur me inteligjencës ruse, për të çuar përpara narracionet e saj”, thuhet në raport.

Sidoqoftë, Rusia nuk ishte aq agresive sa në zgjedhjet e kaluara në përpjekjen për të goditur  infrastrukturën zgjedhore. Raporti thotë se operacionet kibernetike të vitin e kaluar ndoshta nuk ishin të përqendruara në zgjedhje dhe përkundrazi ishin pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të marrë nën kontroll institucione të ndryshme në SHBA.  

Irani po ashtu ka kryer “një fushatë të ndikimit të fshehtë për të dëmtuar rizgjedhjen e presidentit Trump”, por “nuk e ka promovuar në mënyrë aktive kandidatin demokrat Biden”, thekson raporti.

Sipas tij, qëllim i Iranit ka qenë të minonte besimin në zgjedhjet dhe institucionet amerikane dhe të nxiste ndarje brenda shoqërisë.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, “ka autorizuar fushatën dhe ushtria e Iranit, si dhe shërbimet e tij të inteligjencës e kanë zbatuar atë, duke përdorur mesazhe të hapura dhe të fshehta, si dhe operacione kibernetike”, thekson raporti i inteligjencës amerikane.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:01
Biden: Putin do të 'paguajë një çmim të rëndë' për ndërhyrjen në zgjedhje, ai nuk ka shpirt, është vrasës!

Presidenti rus, Vladimir Putin do të paguajë ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane, është shprehur kështu presidenti Joe Biden, pas publikimit të raportit të inteligjencës amerikane ditën e djeshme.  

"Ai do të paguajë një çmim të rëndë për këtë. Do të shihni së shpejti", tha Biden.

Komentet e presidentit vijnë pas publikimit të një raporti të inteligjencës amerikane ku theksohet se Putin ishte pas ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale të Nëntorit, një akuzë që Rusia e quajti të pabazë.

"Unë e njoh atë relativisht mirë. Gjëja më e rëndësishme në raport me udhëheqës të huaj në përvojën time ... është vetëm njohja e personit tjetër".

Biden në fjalën e tij u shpreh se nuk mendon se lideri rus ka shpirt. I pyetur nëse mendonte se Putin ishte vrasës, Biden u përgjigje prerazi "Po."

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja