Raporti i KE, Nishani: Eshtë
sinjal inkurajues dhe pozitiv

Raporti i KE, Nishani: Eshtë<br />sinjal inkurajues dhe pozitiv
TIRANE – “Vendosja e Shqipërisë në agjendën aktive të BE-së, është një sinjal inkurajues dhe pozitiv si për vendin tonë ashtu edhe për rajonin ku ne gjendemi”. Kështu deklaroi Presidenti i Republikës, Bujar Nishani në takimin me Ambasadoren e Delegacionit të BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, me rastin e dorëzimit të raportit vjetor të progresit të Komisionit Europian për Shqipërinë si dhe Komunikatën mbi politikën e zgjerimit të BE-së.

Presidenti Nishani vlerësoi rekomandimin e sotëm të Komisionit Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE, pas fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi, çka përbën një lajm të mirë për Shqipërinë dhe për të gjithë popullin shqiptar.

Në këtë kontekst, Presidenti vlerësoi përpjekjet e Komisionit, Parlamentit Europian dhe të gjithë vendeve anëtare për afrimin gjithnjë e më të madh të Shqipërisë drejt BE-së.

Ndër të tjera, kreu i Shtetit përcolli shpresën që ky rekomandim i Komisionit të marrë miratimin e vendeve anëtare gjatë takimit që do të zhvillojë Këshilli i Ministrave, në mbështetje të aspiratës së shqiptarëve për integrim.

Presidenti Nishani gjithashtu theksoi domosdoshmërinë për të reflektuar dhe përqëndruar përpjekjet në sfidat e mëdha që ka përpara Shqipëria, në të ardhmen e afërt të saj.
(er.nu/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social