SHKUP - Progres raporti i Komisionit Europian për Maqedoninnë është plot më kritika. Nga Brukseli, Stefan Fyle komisioneri në ikje për zgjerim u shpreh: “Negociatat kanë ngecur, jemi të shqetësuar për ecjen prapa në reformat kryesore vitin e kaluar.

Është jetike të merren hapa vendimtarë për të zgjidhur cështjen e emrin me Greqinë. Interesat partiake po ngihen mbi interesat kombëtare”. Gjithashtu, Brukseli bën thirrje për shmangien e aktivitetetve dhe deklaratat me ndikim negativ në marrëdhëniet ndërfqinjësore. Sipas raportit, partitë politike në Maqedoni nuk bashkëpunojnë aq sa duhet duke dëmtuar kështu shtetin dhe qytetarët.

Në qendër të kritikave janë edhe marrëdhëniet ndëretnike, veçanërisht me pakicat shqiptare në Maqedoni. “Kuadri i Përgjithshëm për mbrojtjen e të drejtave themelore ekziston në vend, por nuk zbatohet efektivisht. Progresi për mbrojtjen e minoriteteve vijon të pengohet nga burime të pamjaftueshme financiare dhe bashkëpunimi i pamjaftueshëm mes autoriteteve”, citohet në raport.

Sipas BE-së, nevojitet një qasje më aktive në garantimin e identiteve etnike, kulturore dhe gjuhësore të të gjitha komuniteteve, veçanërisht atyre shqiptare në Maqedoni. Raporti përmend protestat masive nga bashkësia etnike shqiptare në muajin korrik, pas vendimit të Gjykatës për të ashtuquajturin rastin “Monstra”.

“Vrasja e një të riu në muajin maj në Shkup, shkaktoi sërish protesta dhe tensione ndëretnike duke nxjerrë në pah mungesën e besimit midis komuniteteve. Partnerët e koalicionit bënë përpjekje ë përbashkëta për të qetësuar protestat, por disa udhëheqës politikë nga të dy komunitetet vijuan të përdorin gjyhën etno-centrike dhe përçarëse, veçanërisht gjatë fushatave zgjedhore.”

Kështu, Komisioni thotë se duhen më shumë përpjekje, bazuar edhe në Marrëveshjen e Ohrit, për të promovuar marrëdhëniet pozitive mes komuniteteve. Komisioni Europian bën thirrje për zgjidhjene çështjes së emrit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)