Raporti i KE, Xhaçka: Dokument pune, jo fletë lavdërimi! Njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë

Raporti i progresit të Komisionit Evropian është tregues i një përafrimi i plotë me poliktikën e përbashkët të jashtme me atë të Bashkimit Evropian. Kështu u shpreh në një deklaratë publike ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. Kryediplomatja e vlerësoi raportin si njohës të një pune të madhe që është bërë dhe provon progresin e Shqipërisë. Ndër të tjera, mbështetja e vendit tonë për Ukrainën si anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB ka qenë maksimale, çka ka nxitur këtë raport pozitiv shtoi ministrja.

‘Publikimi i Raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë shënon prej vitesh një moment të rëndësishëm jo vetëm për qeverinë e për klasën politike, por edhe për mbarë shoqërinë shqiptare. Për qeverinë e klasën politike sigurisht ky është një moment kur ne marrim një vlerësim objektiv teknik të punës që kemi bërë lidhur me reformat e integrimit, por edhe një udhërrëfyes për punën që na duhet ende të bëjmë. 

Për shoqërinë shqiptare, si një shoqëri që beson tek objektivi i integrimit europian me një unanimitet të paimagjinueshëm për shumë vende të tjera, ky është një moment për të parë sesa përparim ka shënuar vendi në këtë rrugëtim modernizues e evropianizues.  Sot, pas marrjes së raportit, mund të ndihemi mirë të gjithë sepse ky raport, i pari pas hapjes së negociatave për anëtarësim në 19 korrik 2022, e njeh punën e madhe që është bërë dhe konfirmon progresin e Shqipërisë.  Më konkretisht, raporti flet, dhe citoj, për “një njohje të angazhimit të qëndrueshëm, arritjeve të reformave dhe qëndrueshmërisë së Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën e saj drejt BE-së”. “Shqipëria ka vazhduar të përmbushë të gjitha kushtet e përcaktuara në Konkluzionet e Këshillit të Marsit 2020 për Konferencën e parë Ndërqeveritare”. 

Vlera e këtij raporti do të jetë një hap afër anëtarimit të Shqipërisë në BE pasi është dëshmi e punës së Qeveriesë e cila nuk e humbi fokusin në agjendën e BE-së, pavarësisht një sfide të trefishtë me tërmetin, pandeminë dhe luftën në Ukrainë.

Jo vetëm kaq, por raporti vlerëson se “Qeveria nuk e humbi fokusin në agjendën e BE-së, pavarësisht një sfide të trefishtë me tërmetin, pandeminë dhe luftën në Ukrainë; administrata publike mbeti e përkushtuar përkundër sfidave” dhe vendi ka arritur progres të dukshëm në miratimin e acquis të BE-së në vitet e fundit, pavarësisht nga pritja e gjatë.   Ajo që është vërtet pozitive, në gjykimin tonë, është që vërejmë nga ana e Komisionit një shprehje të qartë të dimensionit gjeopolitik e strategjik të zgjerimit, çka është padyshim në linjë me qëndrimin e kahershëm të Shqipërisë se politika e zgjerimit është instrumenti më i mirë gjeopolitik i Bashkimit Evropian për të mbajtur fqinjësinë e tij të sigurt dhe të motivuar dhe për të mbajtur të paprekur dhe të qëndrueshme sferën e sigurisë evropiane.  Siç edhe theksohet në Komunikatën e Zgjerimit 2022, perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një spirancë e fortë jo vetëm për prosperitetin, por edhe për paqen dhe sigurinë.  Komisioni i kushton më shumë rëndësi në paketën e zgjerimit 2022, sfidave gjeopolitike të krijuara nga agresioni rus në Ukrainë. Siç thekson edhe Raporti, agresioni i Rusisë kundër Ukrainës ka rezonuar fuqishëm në të gjithë rajonin dhe ka nënvizuar më tej rëndësinë e harmonizimit të politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë në procesin e zgjerimit.   Dhe lidhur me këtë, do të doja të nënvizoja sot me krenari disa nga gjetjet e raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë 2022 nga fushat e politikës së jashtme, të sigurisë e të mbrojtjes, që më në fund kanë marrë rëndësinë që meritojnë në vlerësimin e vendeve kandidate. 

Ministrja theksoi se përkushtimi i vendit tonë për marrëdhëniet me jashtë është i madh gjë që lidhet me prioritetet që vendi ynë ka vendosur për anëtarësimin në Bashkimin Evropaian. 

 Në fushën e politikës së jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, Shqipëria ka një nivel të mirë përgatitjeje; në fushën e marrëdhënieve me jashtë, Shqipëria ka bërë disa përparime; ndërkohë në politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes, Shqipëria ka bërë progres të mirë” shprehet raporti.  Ecuria shumë e mirë bazohet në “Përafrimin e plotë me politikën e përbashkët të jashtme e të sigurisë të BE-së nga Shqipëria duke dhënë një sinjal të fortë të zgjedhjes së saj strategjike të anëtarësimit në BE”.   Ndihem po ashtu vërtet mirë për vlerësimin e lartë që ka marrë në Raport puna e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, duke nënvizuar përkushtimin në përmbushjen e prioriteteve tona për të përfaqësuar veten, rajonin tonë, kontinentin tonë dhe të gjithë ata që besojnë në parimet dhe vlerat e rendit ndërkombëtar multilateral në ushtrimin e politikës së jashtme. 

Shefja e diplomacisë theksoi se gjithkush do të mund të mbështetet tek Shqipëria si anëtare aktive e Procesit të Berlinit, si dhe e Nismës së Ballkanit të Hapur, duke luajtur rol balancues në çështjet rajonale.

“Si një anëtare jo e përhershme që nga janari 2022, Shqipëria ka qenë e angazhuar në mënyrë aktive në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, përfshirë edhe si bashkë-hartuese e rezolutës që dënon agresionin rus në Ukrainë”, e jo vetëm.   Janë vlerësime, në dritën e të cilave Shqipëria shfaqet shumë qartë si partner aktiv dhe i besueshëm i Bashkimit Evropian, me një politikë të jashtme që bazohet në vlerat evropiane dhe të linjëzuar plotësisht me deklaratat dhe vendimet kufizuese të BE-së në kuadër të politikës së përbashkët të jashtme e të sigurisë.  Nuk mund të lë pa përmendur po ashtu edhe vlerësimin që ka marrë vendi ynë për përkushtimin që Shqipëria ka treguar gjatë periudhës së raportimit në krijimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë e të bashkëpunimit proaktiv rajonal, çka nuk ka qenë e lehtë me sfidat e shkaktuara nga agresioni rus në Ukrainë, ndaj fqinjësisë së saj më të afërt me Ballkanin Perëndimor.  Qëndrimi ynë proaktiv dhe angazhimi i vendosur për bashkëpunimin rajonal dhe përqafimi i standarteve evropiane përpara anëtarësimit në BE, do të vijojë. Gjithkush do të mund të mbështetet tek Shqipëria si anëtare aktive e Procesit të Berlinit, si dhe e Nismës së Ballkanit të Hapur, duke luajtur rol balancues në çështjet rajonale. Dua të thekesoj se raporti i progresit është një dokument pune që pasi identifikon arritjet përcakton fushat se ku do të përqëndrohet puna e përbashkët dhe dialogu me Komisionin Evropian në javët dhe muajt që vijnë. Si i tillë, ky dokument nuk pritej dhe as mund të jetë fletë lavdërimi. Vlera e vërtetë e tij është të jetë themeli i vijimësisë së punës tonë me Komisionin Evropian, në mënyrë që raporti i vitit të ardhshëm të identifikojë fushat me përparim të mëtejshëm që do të na sjellin më afër ditës kur Shqipëria bëhet anëtare e Bashkimit Evropianan.’- tha Ministrja e Jashtme.

Komisioni Evropian ka vlerësuar pozitivisht ecurinë që ka bërë Shqipëria në rrugën e reformave, ndërsa vendos nuk lë jashtë vëmendjes  rëndësinë e bashkëpunimit që qeveria duhet të ketë me opozitën dhe aktorët e shoqërisë civile. Në raport vlerësohet se qeveria  mbajti fokusin te reformat që duhet të realizohen si dhe ka përforcuar strukturën e saj koordinuese për integrimin në BE.

Sipas draft raportit, korrupsioni në Shqipëri vijon të jetë një problem serioz, duke pasuar me nismat për “Pasaporta të Arta” dhe amnistinë fiskale të ndërmarr nga qeveria, të cilët konsiderohen si çështje që bien në kundërshtim me normat e Bashkimit Evropian. 

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër