Raporti i KKRT në Kuvend, PS:
E njëanshme Bushati e paaftë

Raporti i KKRT në Kuvend, PS:<br />E njëanshme Bushati e paaftë
TIRANE- Projektrezoluta e KKRT ka sjellë debate të forta me akuza dhe kundërakuza në Parlamentin e Shqipërisë. Deputetët e Partisë Socialsite kanë akuzuar qeverinë dhe drejtusen e këtij institucioni për keqadministrimin e këtij enstitucioni, i cili shkon drejtpërdrejt me interesat e partisë qeverisëse. Rezoluta e paraqitur në Kuvend në përfundim të shqyrtimit të saj nga ana e komisionit të Medias, nxiti mjaft diskutime. Deputetët e opozitës akuzuan se KKRT-ja ka humbur rolin e saj si rregullatore.

Deputetët e Partisë Socialiste lëshuan kritika të ashpra ndaj Kryetares së Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve, dhe drejtueses së këtij institucioni Endira Bushati për njëanshmëri politike dhe shkelje të ligjit.

Deputeti socialist Taulant Balla akuzoi Bushatin se ka shpërdoruar detyrën: “KKRT ka kohë të merret me reklamën e Çimit, ndërkohë që TVSH e KLAN shkelin haptazi nenin 21 duke i shërbyer në mënyrë të njëanshme interesave të pushtetit. Në edicionet informative, të monitoruara nga ju, TVSH publike i akordon kohë kreut të shtetit 25 herë më pak se kryeministrit e 5 herë më pak se kreut të PS. Në një parlmanet normal Bushati duhet të ishte shkarkuar për informacion të rremë”- deklaroi deputeti Taulant Balla në seancën e sotme të Kuvendit.

Balla akuzoi KKRT për njëanshmëri dhe abuzim. “KKRT Ka shkelur ligjet Ka dhënë licenca abuzive. Ka ushtruar kontrolle selektive, dhe ka përdorur në mënyrë abuzive ruspat për të shkatërruar antenat e e disa televizioneve. Komandimi politik i Bushatit ka bërë që KRRT të marrë dhe nga KE një vlerësim negativ të KE”- deklaroi Balla

Duke kërkuar shkarkimin e Bushatit, deputeti socialist Taulant Balla e mbylli fjalën e tij duke iu drejtuar Bushatit: “Jeni shumë e paaftë dhe mediokre. Shkoni në shtëpi se këtë punë nuk dini ta bëni”

Deputeti socialist Marko Bello deklaron se KKRT ka humbur rolin e rregullatorit të televioznit, shkeli kodin e punës duke pushuar nga puna 13 punonjës.

Deputetët Partisë Demokratike vlerësuan KKRT-në për punë të mirë dhe realiste.  Deputeti i PD-së Genc Strazimiri akuzoi socialistët se “u përpoqën të tregojnë gotën gjysëm bosh. Raporti i KKRT është transparent. Strazimi akuzoi socialistët se “seancën për KKRT në komisionin e medias të kthehet në seancë gjyqi. ”
Sipas Strazimirit meraku i PS-së është te TVSH, i cili vlerësimin më negativ e ka marrë në 2001.

Në lidhje me akuzat se TVSH po punon për interesa të qeverisë Strazimiri tha “Nuk është faji i TVSH që Edi Rama përdor Twitter të komunikojë me njerëzit.
Presidenti ka vendosur të flasë me heshjte. Çfarë t’ bëjë TVSH, t’i vërë foton për të barazuar kohën e tij me kohën e Sali Berishës “

Ndërsa Ministri për Inovacion dhe TIK, Genc Pollo, në fjalën e tij nënvizoi se evidentohet qartë dhe trendi pozitiv nga viti në vit i këtij institucioni. "KKRT me rolin e tij në vend që të bëhet pjesë e zgjidhjes është bërë pjesë e problemit. Si një ent rregullator për mediat elektronike në vend KKRT ka dështuar në realizimin e qëllimit për të cilin ekziston; ka dështuar në pagesat e licensave, për sa kohë ka operatorë që nuk paguajnë dhe po ashtu ka dështuar në vjeljen e gjobave, përsa kohë gjobat nuk vilen", deklaroi sot në parlament në emër të grupit të PS-së, deputetja Valentina Leskaj.
Kuvendi miratoi me 73 vota pro, 57 kundra dhe 1 abstenim (Kastriot Islami)rezolutën e Këshillit Kombëtar të Radio-Televizionit.
(sg.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Aksioni i SPAK në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?

Aksioni i SPAK në Elbasan/ Bardhi: Banda ishte në shtabin e PS për vota, SPAK të hetojë ndikimin politik! Kush e emëroi motrën e 2 anëtarëve të grupit drejtoreshë të AZHT?