Universiteti i Durrësit/ Pedagogët udhëtime private me paratë e studentëve

Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit kanë bërë udhëtime private me paratë e studentëve. Sipas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit për kontrollin e veprimtarisë ekonomike financiare të Universitetit të Durrësit, për periudhën 2013-2014, punonjësit e këtij universiteti ka përfituar dieta si dhe kanë bërë udhëtime me paratë e studentëve, në mënyrë të paligjshme. “Nga auditimi i veprimeve të kryera me bankë, u konstatuan pagesa me vlerë prej 463,000 lekë, ku 212,000 lekë për vitin 2014 dhe shuma 251,000 lekë për vitin 2013, për udhëtim e dieta të përfituara nga punonjësit e UAMD, të cilat përfaqësojnë pagesa të kryera për mësimdhënie nga punonjësit e stafit akademik të UAMD në ditët jo zyrtare të punës, në kundërshtim me VKM nr. 997, datë 10.12.2010 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë qendrës së punës, brenda vendit”. Për këtë është rekomanduar që të kontabilizohet dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerës 463,000 lekë, nga punonjësit përfitues”, thuhet ën raport. Gjithashtu Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se Këshilli i Administrimit të Universitetit ka dërguar tre studentë për trajnim jashtë shtetit, me shpenzime të pabazuara në ligj.

“Këshilli i Administrimit të UAMD ka miratuar dhe dërguar jashtë shtetit për trajnim tre studentë, duke i përballuar vet shpenzimet për udhëtim e dieta në vlerën 332,589 lekë, në kundërshtim me VKM nr. 870, datë 14.2.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit”, ku në shumën 73,689 lekë janë paguar dieta nga data 2-9 prill 2014 nga 25 euro në ditë për student, paguar 162,120 lekë biletë avioni vajtje ardhje dhe figuracion, si dhe shuma 96,780 lekë shpenzime akomodimi për studentet e degës informatikës. Bazuar në dokumentacionin e venë në dispozicion, shpenzimet e cilësuara nuk janë të mbështetura ligjërisht dhe për këtë arsye përbëjnë dëm ekonomik. Për këtë është rekomanduar që të kontabilizohet dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerës 332,589 lekë, nga anëtarët e Këshillit të Administrimit me përbërje sipas listës bashkëlidhur raportit”, vijon raporti.

( Kliko këtu ) për raportin e plotë të auditt të KLSH në Universitetin e Durrësit 2013-2014

Dëmshpërblim i padrejtë
Kontrolli i Lartë i Shtetit thekson se Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit ka dëmshpërblyer dy ish-punonjës në mënyrë të padrejtë. “Nga auditimi i pagesave për paga dhe shpërblime u konstatua se gjatë periudhës objekt auditimi, është bërë ekzekutimi i vendimeve gjyqësore për dy ish punonjës të cilët kanë qenë pushuar nga puna, kanë përfituar dëmshpërblim në shumën 1,116,972 lekë dhe në shumën 363,765 lekë. Vlera prej 1,480,728 lekë, përbën shpenzim joefektiv për buxhetin e UAMD. Për këtë është rekomanduar që të analizohet përgjegjësia institucionale dhe të kërkohet kthimi në buxhetin e universitetit i shumës 1,480,728 lekë nga personat përgjegjës që nuk kanë ndjekur dhe mbrojtur veprimet administrative të institucionit”, konstaton KLSH.

Pagesa të paligjshme
Sipas KLSH janë paguar anëtarë të bordeve pa qenë prezent në mbledhje. “Nga auditimi i veprimeve të kryera me bankë u konstatuan pagesa me vlerë 525,600 lekë, për 14 punonjës të UAMD, e cila përfaqëson pagesa të kryera gjatë vitit 2014 për pjesëmarrje në borde etj, ndërkohë që personat përfitues nuk kanë qenë prezent në këto borde, veprim që bie në kundërshtim me VKM nr. 418, datë 27.06.2012 “Për përcaktimin e masës së shpërblimit të anëtarëve të Këshillave, Bordeve,ose Komisioneve të njësive të qeverisjes qendrore”. Për këtë është rekomanduar që Të kontabilizohet dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerës 525,600 lekë, përfituar padrejtësisht nga 14 punonjësit e UAMD”.

Mangësi të tjera
KLSH ka konstatuar mangësi në procesin e kryerjes së shpenzimeve për kthimin e tarifave, bursave dhe vendime gjyqësore. “Nga auditimi i dokumentacionit argumentues bashkëlidhur pagesave, në procesin e kryerjes së shpenzimeve për kthimin e tarifave, bursave, vendime gjyqësore etj., janë konstatuar mangësi. Për efekt të kryerjes së këtij procesi me përputhshmëri të kërkesave ligjore dhe akteve në fuqi. Për këtë është rekomanduar që nga zyra e financës, afati i kthimit të tarifave të studentëve, të cilët për efekte të procedurave që ka vendosur UAMD i kanë paguar ato në fillim të vitit, por që referuar akteve ligjore në fuqi dhe dokumentacionit të paraqitur përfitojnë rimbursim, të bëhet brenda afatit kohor maksimal të vendosur për pagesën e tyre me vendim të Këshillit të Ministrave. Çdo dokument justifikues bashkëlidhur urdhër shpenzimit duhet të jetë origjinal dhe për efekt të transparencës, dokumenti origjinal i paraqitur në Zyrën e Arkiv-Protokollit për Vendimet Gjyqësore, kërkesa e studentëve së bashku me dokumentacionin argumentues të kërkesës për bursa apo rimbursim tarife shkollimi, etj., duhet të jetë pjesë e praktikës së urdhër shpenzimit”.

Abuzimi me postën
Kontrolli i Lartë i Shtetit pohon se Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit ka abuzuar edhe me pagesat për shërbimet postare. “Nga auditimi për periudhën objekt auditimi është konstatuar se, nga ana e Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës janë paguar detyrimet për shërbim postar mbi bazën e faturave të lëshuara nga Posta Shqiptare, në një kohë që këto fatura shpesh herë nuk paraqisnin sasinë e shërbimit dhe çmimin për njësi shërbimi dhe njëkohësisht pa u kryer konfirmimi për saktësinë e sasisë së shërbimit nga punonjësit e Arkiv-Protokollit të UAMD. Për efekt të shmangies së pagesave për shërbime të pa kryera. Për këtë është rekomanduar që: Nga sektori i financës së universitetit referuar udhëzimeve të Ministrisë së Financave në fuqi për zbatimin e buxhetit dhe për një menaxhim sa më efektiv të fondeve buxhetore, kryerja e pagesave të bëhet vetëm mbas sigurimit të dokumentacionit vërtetues të realizueshmërisë të kryerjes së shërbimit”.

Kontrata qiraje
Sipas KLSH, Universiteti i Durrësit ka lidhur kontrata në mënyrë të paligjshme për dhënien me qira të pasurive në pronësi të këtij universiteti. “UAMD ka dhënë me qira një sipërfaqe trualli prej 200 m2. Nga verifikimi dokumentacionit u konstatua se çmimi i vendosur në kontratën lidhur midis palëve ishte më i ulët, nga sa përcakton VKM-në nr. 529 datë 08.06.2011 kreun III “Tarifat dhe vlera dysheme për pasuritë shtetërore që jepen me qira ose enfiteozë” i shoqëruar me efekt negativ në të ardhurat e UAMD prej 168,000 lekë, të cilat janë përfituar nga subjekti.... Për këtë është rekomanduar që të kontabilizohet dhe të ndiqen të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e vlerës 168,000 lekë, nga subjekti përfitues”, thuhet në raport.

Tenderat
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzime edhe gjatë zhvillimit të tenderit për sistemin e jashtëm të kampusit universitar. “Gjatë auditimit të procedurës së zhvillimit të tenderit me objekt “Sistemim i jashtëm i objektit të ri 6 katesh të kampusit universitar” i zhvilluar në vitin 2013, u konstatua se shoqëria e projektimit “U.A.C.C.” sh.p.k, në cilësinë e hartuesit të projektpreventivit: Ka përfshirë në preventiv zëra punimesh me vlerë 3,138,660 lekë, të cilët janë pjesë e shpenzimeve të përgjithshme në strukturën e kostos, duke rritur padrejtësisht vlerën e preventivit, në kundërshtim me Kreun e II/B të UKM nr. 2, datë 8.5.2003 “Për klasifikimin dhe strukturën e kostos së punimeve të ndërtimit”. Ka kryer llogaritje të gabuara me vlerë 499,574 lekë në zërin e punimeve “Beton M 200 për realizimin e kunetave anësore të rrugëve”, e cila nuk përputhet me projektpreventivin përkatës. Në preventivin e hartuar, në një rast ka vendosur çmim më të lartë, me efekt rritjen e vlerës së preventivit me 156,210 lekë, në kundërshtim me VKM nr. 407, datë 27,6,2012, “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave teknike të tyre””, thuhet në raport.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drejtesi: 20/12/2018 16:41

    Te bejne te njejtin gje per shendetesine e shihni SE ckorrupsion do te Dale. Kjo qeveria sndalet SE vjedhuri popullin, gjakun e vet. Turp e krim. Zot I madh ver dore

    Përgjigju
  • edvin kokaina: 20/12/2018 12:29

    po pas vitit 2014 cdo gjo sahat. Adriatik DOCI doc i doceve

    Përgjigju
  • Ulpiani: 20/12/2018 12:04

    Fitues i tre tenderave per ndertime ne UAMD eshte e njejta firme. Merruni me pronarin e kesaj firme dhe do te mesoni se sa ka paguar Mithatin per fitimin e tenderave. Athere do te kuptoni se Mithat Mema tani duhej te ishte ne burg duke ngrene pjaten e supes. Prokuroria te merret me Mithatin

    Përgjigju
  • luani: 20/12/2018 11:46

    Me rektor Mithat Memen, kjo eshte maja e ajzbergut e korrupsionit ne UAMD. Do te degjojme shume gjera te tjera

    Përgjigju
  • Populli: 20/12/2018 08:40

    Kush jane keto 3 student qe kane perfituar? Mos jane kalaamajt e pedagogeve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë