Raporti i Kombeve të Bashkuara, gratë ende të pa përfaqësuara në zonat rurale! Raportuesi i OKB në Tiranë: Përfaqësimi në qeveri i lartë, në pushtetin lokal jo

Pavarësisht përpjekjeve të pushteti qendror për të rritur rolin e gruas në vendimarrje, qoftë përmes ndryshimeve ligjore, qoftë përmes buxhetimit, sërish në pushtetin lokal dhe në zonat rurale duket se roli i gruas në shoqëri është ende i vogël. Konstatimi është nënvizuar nga Raportuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Zhvillimit Saad Alfarargi, i cili publikoi disa nga gjetjet e raportit paraprakë të OKB, pas vizitiës së tij 10 ditë në vendin tonë.

“Gratë janë më pak të përfaqësuara në pushtetin vendor. Pavaërsisht barazpesësh në këshillat bashkiak, nga gjithsej 61 kryetare bashkie, vetëm tetë janë gra.  Përveç kësaj, gratë nga komunitetet e disavantazhuara vazhdojnë të jenë të papërfaqësuara si në parlamentin e ri, ashtu edhe në kabinetin e ministrave.. Sa i përket buxhetimit, më informuan se në periudhën 2017-2021, ka pasur një rritje të rëndësishme të buxhetimit gjinor, nga 1% e totalit të buxhetit, në 9% në ciklin buxhetor 2022- 2024”, ka thënë Alfarargi

Përfaqësuesi i OKB vuri në dukje se gratë janë më pak të angazhuara në forcën e punës, pavarësisht arsimimit të tyre, që është në dukje i barabartë me burrat.

“Sipas statistikave të vitit 2021, në grupmoshën 30-64 vjeç marrin pjesë si forca të punës 86,9% e burrave dhe 68.7% e grave. Për grupmoshën 15-29 vjeç, përqindjet janë 58,6 % për burrat dhe 46,3 % për gratë. Përveç kësaj, gratë duket se punësohen kryesisht në sektorë si shëndetësia dhe shërbimet sociale, arsimi, prodhimi dhe bujqësia, të cilat karakterizohen nga paga më të ulëta”, ka thënë Alfarargi.

Në raport saktësohet se gratë bëjnë 96% të punëve të shtëpisë, teksa 18% grave nuk punojnë. Sipas Alfarargit, gratë sipërmarrëse janë ende pak në numër.

“Megjithëse pjesëmarrja e grave në biznes është rritur gjatë dekadës së fundit(25.4% e grave zotërojnë ose drejtojnë një biznes, shumica e sipërmarrjeve të drejtuara nga gratë janë biznese mikro/të vogla, me më pak kapitale sa duhet dhe kryesisht në sektorë informalë dhe me më pak vlerë të shtuar. Pjesëmarrja aktive e grave në zhvillimin e sektorit privat vazhdon të jetë e ulët, veçanërisht për gratë në zonat rurale”, është shprehur raportuesi i Kombeve të Bashkuara.

Alfarargi vuri në dukje se reforma e vitit 2015, ku u ul numri bashkive, rezultoi në largimin e shumë komuniteteve nga pushteti vendor dhe në kufizimin e mundësive për pjesëmarrje dhe përfaqësim në proceset e konsultimit dhe planifikimit lokal.

“Meqenëse popullsia në zonat e thella vuan nga niveli më i lartë i varfërisë dhe përjashtimit, u bëj thirrje njësive të qeverisjes vendore që të shtojnë përpjekjet për përfshirjen e këtyre komuniteteve në vendimmarrje lidhur me çështjet që I prekin ato. I bëj gjithashtu thirrje Qeverisë qendrore të punojë për rritjen e kapaciteteve të qeverive vendore, për ngritjen dhe institucionalizimin e mekanizmave konsultativë pjesëmarrës në lidhje me planifikimin e buxheteve bashkiake dhe të organizatave bazë, për një pjesëmarrje kuptimplotë në këto procese”, tha ai.

Po ashtu, OKB bënë thirrje për më shumë vëmendje dhe për për personat me aftësi ndryshe. Raporti i hollësishëm i Raportuesit të Posaçëm për vizitën dhe rekomandimet e tij dotë paraqiten përpara Këshillit për të Drejtat e Njeriut në shtator 2023.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë