Shqipëria renditet në vendin e 109-të mes 157 shteteve, në raportin e lumturisë për vitin 2016.
 
Referuar raportit, Shqipëria renditet mes Palestinës dhe Banlgadeshit dhe e parafundit në rajon, duke lënë pas vetëm Bullgarinë.  
 
Ajo që vihet re është se vendi ynë renditet në pjesën e tretë (fundit) të listës, duke lënë pas një pjesë të mirë të vendeve afrikane.
 
Vend i parë i listës konfirmohet Danimarka, e ndjekur nga Zvicra, Islanda dhe Norvegjia. Dhjetëshja e vendeve më të lumtura vijon me Finlandën, Kanadanë, Holandën, Zelandën e Re dhe Australinë, për t’u mbyllur me Suedinë.
 
Ndërsa, SHBA-të renditen në vendin e 13-të, dy pozicione më të lartë se vitin e kaluar.

Tre vendet për të palumtura në botë janë Togo, Siria dhe Burundi.

raporti i lumturise

raporti i lumturise
raporti i lumturise

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)