Raporti i MAS: 22 % e nxënësve
nuk ndihen të sigurtë në shkollë

TIRANË - Gjimnazistët përballen me shumë probleme gjatë kohës që ndodhen brenda oborrit të shkollës. Jo vetëm alkool, duhan e mariuanë, por ata ndihen edhe të pasigurtë në shkolla.
 
Inspektoriati Shtetëror i Arsimit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, ka publikuar një raport që na jep një situatë dramatike për mjedisin që duhet të përballojnë të rinjtë brenda oborrit të gjimnazit. Sipas këtij raporti, ekipet e inspektimit realizuan vlerësimin mbi cilësinë e ofruar në drejtim të sigurisë, shëndetit, mbarëvajtjes dhe mjedisit fizik e psikosocial të të nxënit në 35 gjimnaze të vendit.
 
Gjimnazet janë përzgjedhur në mënyrë rastësore me një kampion prej 10 për qind të numrit total të gjimnazeve në rang vendi.
 
“Nga zhvillimi i 1435 pyetësorëve me nxënës të klasave të XI-ta dhe XII-ta, rezulton se: 22% e nxënësve, (312 nxënës) nuk ndihen të sigurt në mjediset e shkollave; 42% e nxënësve, (600 nxënës) nuk ndihen të sigurt në mjediset e tualeteve të shkollës; 28 % e nxënësve, (401 nxënës) grinden mes tyre në shkollë dhe rreth saj; 22% e nxënësve (322 nxënës) konsumojnë pije alkoolike; 38% e nxënësve, (559 nxënës) pinë duhan në mjediset e shkollës dhe jashtë saj; 14 % e nxënësve, (203 nxënës) përdorin lëndë narkotike të tipit marijuhanë; 42% e nxënësve, (744 nxënës) lënë orët e mësimit”, - thuhet në raportin e Inspektoriatit Shtëror të Arsimit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati