TIRANE - "Kontrollet e planifikuara janë ushtruar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Sarandë dhe prokurorinë e apelit të Shkodrës, ndërsa kontrolli mbi bazë ankese është shkruar në prokurorinë e rrethit gjyqësor Durrës," - kështu është shprehur sot në komision Ministri i Drejtësisë Nasip Naço.

Por ky numër kontrollesh në gjykata e prokurori nga Ministria e Drejtësisë ka sjellë edhe vërejtjet e kryetarit të komisionit të ligjeve ligjeve Fatmir Xhafa dhe të deputetit Pandeli Majko .
 
Sipas Fatmir Xhafës ky është një detyrim që ia njeh ligji dhe për sa kohë që ia njeh ligji askush nuk mund ta vëri në diskutim të drejtën e ministrit, të drejtën e inspektimit ministrisë së drejtësisë për të inspektuar në gjykata apo për të inspektuar në prokurori. Realiosht do duhej të kishte pasur edhe inspektime edhe më shumë kontrolle
 
"Tani 304 ankesa janë drejtuar për mosveprim apo veprime të gabuara në prokurori dhe gjykatë, avokati i popullit. Ju gjatë një viti keni bërë një kontroll mbi bazë ankese. Sigurisht do të kërkoja edhe një reflektim tuajin si institucion i ministrisë së drejtësisë, patur parasysh që aktualisht të hidhni këtë raportim edhe me disa identifikime apo evidentime që ka bërë dhe progres raporti i BE ku janë identifikuar dhe problemi i sistemit të drejtësisë është trajtuar si më problematiku," - tha Pandeli Majko. 
 
"Kontrolli për ne ka qenë i plotë, janë bërë rekomandimet përkatëse, i takon prokurorit të përgjithshëm kur të vijë javën tjetër në mos gaboj dhe të kthejë përgjigje në lidhje me rekomandimet që i ka treguar ministri drejtësisë dhe këndvështrimin e vet në lidhje me këto rekomandime," - tha Nasip Naco.

Sipas raportit të ministrit të drejtësisë kanë kaluar në filtrin e inspektorëve të drejtësisë 1200 procedime penale konkretisht në prokurorinë e shkallës së parë 830 dhe 370 në atë të apelit. Ndërsa 26 raste të denoncuara në portalin “Stop korrupsionit” i janë adresuar prokurorisë. 

Një tjetër shqetësim që ngrihet është se prokurori i përgjithshëm nuk i ka kthyer përgjigje rekomandimeve të bëra nga ministri I drejtësisë , shqetësim ky që ka ekzistuar edhe vitin e shkuar. 

"Me thënë të drejtën unë jam i shqetësuar nga fakti që prokurori i përgjithshëm nuk denjon ti kthejë përgjigje ministrisë drejtësisë për rekomandimet e sjella. Ky është një detyrim që njeh ligji, në dijeninë time kjo është një gje e përsëritur edhe vitin e kaluar kam përshtypjen që është ngritur po i njëjti shqetësim,” – tha Xhafa.

Naco bëri me dije po ashtu se i ka propozuar prokurorit procedim disiplinor për 6 prokuror që kanë shkelur ligjin për të cilët kreu i akuzës nuk ka marrë asnjë vendim.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)