Raporti i MJAFT: Berisha më
pasivi në votimin e ligjeve
Lëvizja "Mjaft" publikoi raportin vëzhgues "Unë votoj" për veprimtarinë e Parlamentit gjatë periudhës 15 shtator - 24 dhjetor 2012. Ligjvënësit, firma kolegëve për 25 mijë lekë të vjetra (Foto: Deputeti Klosi duke votuar për deputetin Artan Gaçi)
TIRANE- Lëvizja "Mjaft" publikoi raportin vëzhgues "Unë votoj" për veprimtarinë e Parlamentit gjatë periudhës 15 shtator- 24 dhjetor 2012. Në raportin voluminoz prej 94 faqesh analizohen fakte interesante dhe domethënëse për veprimtarinë e ligjvënësve shqiptarë duke filluar që nga votimi për deputetët që janë ngjitur me njëri-tjetrin, firmosjen e tyre për mungesa në komisione për të përfituar shumën 2500 lekë për pjesëmarrjen si dhe vendime kundër grupeve të tyre parlamentare.
NDRYSHIMI I PROCESVERBALEVELëvizja "MJAFT" thekson se gjysma e procesverbaleve të komisioneve të përhershme ndryshohen në mënyrë që të shtohen deputetët që realisht nuk kanë qenë prezent në mbledhje. "Për periudhën 15 shtator- 24 dhjetor janë verifikuar 85 procesverbale zyrtare të marra nga faqja zyrtare e Kuvendit të Shqiperise dhe janë ballafaquar me të dhënat e skuadrës unëvotoj. Nga ballafaqimi i procesverbaleve rezulton se nga 85 të tilla 43 prej tyre janë të ndryshuara. Kjo shkelje, e pa përcaktuar në Rregulloren e Kuvendit, por e njohur nga ligji për ruajtjen e dokumenteve zyrtare, i ka shkaktuar Kuvendit të Shqipërisë një dëm financiar prej 567.500 lekë të reja", thuhet në raport.
MOSRESPËKTIMI I KUORUMITNjë tjetër shkelje e konstatuar nga lëvizja "MJAFT" është mos respektimi i kuorumit dhe rekordin e mban Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, i cili ka miratuar 10 projektligje në mungesë të kuorumit. Raste ka patur dhe në komisionin e Ekonomisë. Ndërkohë që Komisioni i Integrimit paraqitet si komisioni që i ka zhvilluar me rigorozitet mbledhjet dhe seancat dëgjimore.
TOPALLI SHKEL RREGULLOREN
Kritika raporti "Une Votoj" ka rezervuar edhe për kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli, e cila u ka ndërprerë fjalën deputetëve dhe nuk ka zbatuar të drejtën e replikës për deputetët e opozitës. Bëhet fjalë për rastin e Sajmir Tahirit në seancën e datës 13.09.2012, rastin e Pandeli Majkos në seancën e datës 11.10.2012, rastin e Gazmend Oketës në seancën e datës 08.11.2012 si dhe rastin e Valentina Leskaj dhe Ditmir Bushatit në seancën e datës 13.12.2012.
DEPUTETËT QË VOTOJNË PËR KOLEGËTEdhe gjatë këtij sesioni nuk kanë munguar deputetët që kanë votuar për kolegët e tyre.i “Në seancën e 24.10.2012 deputeti Blendi Klosi ka votuar për kolegun e tij Artan Gaci. Në seancën plenare të datës 22.11.2012 deputeti Aurel Bylykbashi ka votuar për veten si dhe kolgeun e tij Mehmet Xheka. Në seancën plenare të datës 13.12.2012, deputeti Dashnor Sula ka votuar për veten dhe kolegun në mungesë Sybi Hida" thuhet në raport.
DEPUTETËT KUNDËR GRUPITGjithashtu "MJAFT" ka konstatuar edhe 3 deputetët që kanë thyer vendimet e grupit; Piro Lutaj, Ilir Gjoni dhe Et'hem Ruka. "Në seancën e datës 27.09.2012, deputeti Piro Lutaj ka votuar kundër projektligjit "Për përgatitjen, reagimin dhe bashkëpunimin ndaj incidenteve të ndotjes nga lëndët e rrezikshme dhe të dëmshme (OPRC-HNS),2000", ndërkohë që grupi parlamentar i PS ka votuar pro. Në seancën e datës 24.10.2012, deputeti Ilir Gjoni ka votuar kundër projektligjit " Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr.3 të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin e projektit të rrugës Levan - Vlorë", ndërsa grupi parlamentar i PS ka votuar pro. Në seancën e datës 13.12. 2012, deputeti Et'hem Ruka ka abstenuar.
DEPUTETËT AKTIV DHE PASIV NË PARLAMENT
Sipas raportit të kësaj lëvizje, deputeti më pak aktiv dhe që ka marrë pjesë më pak në seancat plenare ka qenë Sali Berisha. Pas tij vjen Dritan Prifti Kastriot Islami dhe Gazmend Oketa. Ndërkohë që më aktivët janë renditur Topalli e Ruçi, si dhe
Gramoz Ruci, Astrit Patozi dhe Erion Brace. "Arsyeja që është në listën e deputetëve më pak prezent, është fakti që Berisha edhe pse paraqitet për disa momente në seancë plenarë, ai nuk merr pjesë gjatë votimit të projektligjeve", thuhet në raport.
(Shkrimi u publikua ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.2%
-
Jo
50.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4210
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
FOTOLAJM/ U zgjodh kryetare Kuvendi, Elisa Spiropali merr ‘leksione’ nga Gramoz Ruçi
1 Gusht 2024, 14:45
-
FOTOT/ Nga politikanët, diplomatët, artistët te mjekët e policët, kush mori pjesë në darkën e iftarit të shtruar nga Rama! Nuk mungon Gramoz Ruçi
9 Prill 2024, 08:42
-
Masakra e 2 prillit/ ‘Repolitix’ sjell dokumente ekskluzive: Gramoz Ruçi i raportonte Ramiz Alisë për 4 protestuesit e vrarë në 1991
2 Prill 2024, 21:20
-
Rikthimi i gardës të vjetër në PS sinjal për përballje titanike në zgjedhjet e 2025!
11 Shkurt 2024, 12:21
-
SHIKONI FOTOT/ Asambleja e PS-së, bën bashkë të vjetër e të rinj Rama me atlete! Nuk mungojnë Ruçi, Dokle as Bushati e Lame
11 Shkurt 2024, 11:24
-
“Një ditë terror, një vit qetësi” postulati nazist që komunistët përdorën për të shuar kryengritjen e Postribës! Ende s’ka drejtësi
1 Tetor 2023, 15:27
-
‘Edhe pse ishim ‘sterrë’ nga biografia prej vëllait tim, që ishte pushkatuar si ‘armik’, Gramoz Ruçi, na erdhi në shtëpi dhe…’ Dëshmia e fshatarit nga Tepelena
16 Korrik 2023, 18:39
-
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
12 Qershor 2023, 08:13
-
Del Procesverbali/ Nazif Bezhani: Dosja e Rustem Gjatës si spiun i UDB është shumë e madhe! Gramoz Ruçi: Pse Berisha e zgjodhi në Kushtetuese?
2 Maj 2023, 16:32
-
Sot një vit Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e mazhorancës për ta shkarkuar si President, Meta: Kuvendi falsifikoi dokumentet, SPAK ende asnjë hetim
16 Shkurt 2023, 18:53
-
Ku je Gramoz Ruçi? Kur bilbilat këndonin jashtë Parlamentit!
16 Shkurt 2023, 17:53
-
Ylli Pata: ‘Plumb ballit’, efektet 30 vjeçare të dhunës si mjet politik në Shqipëri
20 Shtator 2022, 18:32