Raporti i Mjaft: Nga 80 premtimet
Basha në 4 vjet  realizoi vetëm 15

Raporti i Mjaft: Nga 80 premtimet<br />Basha në 4 vjet  realizoi vetëm 15
Bashkia e Tiranë ka realizuar vetëm 15 premtime në 4 vite që në krye të saj ka qenë Lulzim Basha. Ky është konkluzioni i raportit të Lëvizjes Mjaft, e cila ka analizuar të gjitha premtimet e bëra nga Basha gjatë fushatës para zgjedhjeve të vitit 2015.
 
Sipas raportit të Mjaft, gjatë prezantimit të platformës elektorale për fushatën e Bashkisë së Tiranës në periudhën Prill – Maj 2011, Lulzim Basha artikuloi disa premtime të cilat u konsideruan më madhoret e kryera përgjatë këtyre 25 viteve.

Ndër premtimet e Bashës më kryesoret ishin: krijimi i 30 mijë vendeve të reja të punës, shfuqizimi i 60 taksave/tarifave bashkiake, aplikimi i Kartës Bashkiake Studentore, ndërtimi i Unazës së Madhe, Bulevardit të Ri, sistemit të Tramvajit etj.

PDF - Raporti mbi performancën e Bashkisë Tiranë
raporti mjaft



Në bazë të premtimeve  elektorale të Bashës  gjatë 2011-s, janë evidentuar në total 85 premtime të ndara në 6 kategori. 
 
Kategoritë janë: Mjedisi, Zhvillimi Ekonomik Lokal, Turizmi Kultura Sporti, Kujdesi Social, Arsimi dhe Infrastruktura.
 
“Nga analizimi i të gjitha këtyre premtimeve rezultojnë se në total 15 premtime konsiderohen të realizuara, 6 premtime rezultojnë të realizuara pjesërisht, 4 premtime konsiderohen të pamatshme, dhe 60 premtime mbeten të parealizuara”, vlerëson raporti.

PDF - Lista e premtimeve për mandatin 4-vjeçar 2011-2015 për Bashkinë e Tiranës
raporti mjaft

Siç vihet re nga të dhënat, numri më i lartë i realizimeve të premtimeve i takon kategorisë së Zhvillimit Ekonomik Lokal me 6 premtime të realizuara. Ndërkohë raporti më i lartë i premtimeve të realizuara me totalin e premtimeve për kategori është ai i Turizmit Kulturës dhe Sportit. Ndërkohë vihet re mungesë e realizimeve përsa i përket premtimeve mbi infrastrukturën.

infrastruktura

Vepra madhore si Bulevardi i Ri, Stacioni Multimodal, Sistemi i Tramvajit, Unaza e Madhe, Korridori Rekreativ i Lumit të Tiranës, Parku i Dajtit, Parku i Madh i Tiranës kanë rezultuar si premtime të pambajtura.
 
Po në këtë kategori vlen për të përmendur plotësimi i premtimit për “hartimin e një Plan Bashkëkohor Rregullues për qytetin brenda vitit të parë qeverisës”. Plani u votua datë 15 Shkurt 2013, ku u miratua në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit. Ndërkohë që në kategorinë e Zhvillimit Ekonomik Lokal, Bashkia e Tiranës ka dështuar në mbajtjen e premtimit për “rritjen me të paktën 2,5 herë të ardhurave të Bashkisë”.

raporti mjaft

Gjithashtu mbetet e realizuar pjesërisht “shfuqizimi i 60 taksave e tarifave vendore dhe do të përfitojnë uljen 2­5 herë më shumë të normës së taksave/tarifave që mbesin”, si dhe “krijimi i 30 mijë vendeve të reja të punës për qytetarët e Tiranës brenda dy viteve të para”.
  
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë