TIRANË- Presidenti Ilir Meta thotë se shteti dhe jo vetëm të ndërmarrin menjëherë hapat e duhur për të zgjidhur një problem tepër thelbësor siç është mungesa e mjekëve.
Duke iu referuar të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit, presidenti me anë të një reagimi në rrjetet sociale, shton se situata që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar.
"Numri tepër i ulët i mjekëve për banor në Shqipëri është një problem shumë serioz i sistemit tonë shëndetësor.
OBSH evidenton shumë qartë këtë situatë kritike në raportet e saj.
Shqipëria paraqet numrin më të ulët të mjekëve për banorë se sa shumë vende të Ballkanit dhe kjo është e papranueshme.
Shëndeti, si e mirë themelore e shqiptarëve duhet rivlerësuar nga qeveria, opozita dhe shoqëria civile dhe kërkon një zgjidhje të shpejtë të problemit të mjekëve, të cilët përbëjnë zemrën e sistemit shëndetësor.
Të mos hezitohet në asnjë çast për të bërë çdo investim që duhet nga financat publike për të zgjidhur këtë problem kardinal.
Situatat që po kalon vendi lidhur me pandeminë COVID-19, janë provë shumë e qartë se pa një sistem shëndetësor plotësisht efiçient dhe të plotësuar me mjekë, shëndeti i qytetarëve do të jetë i rrezikuar.
Sfidat e shëndetit publik janë në rritje ndaj duhen politika më largpamëse, jo vetëm për të frenuar largimin, por për të rritur, motivuar dhe fuqizuar personelin shëndetësor,"-shkruan Meta.

Ne.k./B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
68.5%
-
Jo
25.2%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 616
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fronëzimi i Kryepeshkopit Joan, Meta: Ngjarje e madhe për historinë shpirtërore të kombit
29 Mars, 20:26
-
Pas tërheqjes së SHBA, OBSH propozon pushime nga puna dhe shkurtime buxhetore
29 Mars, 19:08
-
Programi i PS për ‘Shqipërinë 2030’/ PD: Rama ofroi të njëjtën ‘përrallë’ si herët e tjera! Meta: Vodhi premtimet tona elektorale! Basha: Ke investuar te 313-ta
29 Mars, 17:19
-
Meta audio mesazh nga qelia: Rama ka nisur të vjedhë premtimet elektorale të opozitës! 11 Maji, dita e fitores së lirisë mbi tiraninë
29 Mars, 15:52
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Besnik Jakaj: Meta doli në listë të hapur pasi ka mbështetje, jo shkrirje të SPAK por reformimin! Bala: Kandidimi i tij për të dal nga burgu
28 Mars, 18:20
-
‘Pas tre vitesh e kuptuan se pa aleatët strategjik s’ka hapa të sigurt’, Basha: Të nxjerrësh deputet Metën është padrejtësi ndaj opozitarëve
28 Mars, 15:38
-
La Metën për Ramën, Braimllari për Report Tv: PL e shkuara, PS makineri votash! Opozita lista me njerëz besnikë, ka përjashtuar figurat dhe s’ka reflektim
27 Mars, 18:50
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit në Report Tv: PS fiton më 11 maj me 50.5% të votave! Rama çon Shqipërinë në BE e garanton drejtësinë! PD forcë e dytë, por Berishës 59% s’i besojnë! Ja renditja e të vegjëlve
27 Mars, 11:00
-
Kreshnik Spahiu: Cili kryetar partie do japë dorëheqje më 12 maj?
26 Mars, 16:40
-
Meta audio-mesazh nga qelia: Rama e ka futur veten te listat e mbyllura, i kushtëzoi qëllimisht më 2008! E vetmja arritje e tij, vjedhja e orës së ish-presidentit Bush
25 Mars, 16:30
-
Ilir Meta mesazh nga qelia: Tirana të më votojë mua më 11 maj
24 Mars, 21:13
-
Blushi uron Metën: Malet tona më të larta janë simboli i pathyeshmërisë tënde
24 Mars, 18:12
Mungon ai 7% i shkrete o fytyre hale je te drejte me fol ti
PërgjigjuO Like floriri po çoje mo atë kallçukun tënd tit Vasilin,se ai është sa për 100 doktorë,boll e le të ruaj monën,se ai për të roitur lesh e ruan pasi atij nga Mona i shkon 7 e 1 më derë më keq se ç'të shkon ty,prandaj një rrugë e dy punë shëndetësinë e forcon dhe Mona shpëton.
PërgjigjuKerrmat e hajduteve ushqim per ne
Përgjigju