Raporti i OBSH-së për COVID-19: Origjina nga laboratori e pamundur

Raporti i OBSH-së për COVID-19: Origjina nga laboratori e pamundur

Një studim i përbashkët i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Kinës në lidhje me origjinën e COVID-19 në Wuhan ka arritur në përfundimin se krijimi i tij në ambiente laboratorike është i pamundur", raporton Associated Press, pas publikimit të një draft-raporti të fshehtë në media.

Dokumenti, i cili u shpërnda kohët e fundit me vendet anëtare të OBSH-së, thuhet skenari më i mundshëm është që virusi të ketë kaluar nga lakuriqët e natës tek njerëzit përmes një kafshe tjetër.

Studiuesit vlerësuan gjithashtu mundësinë e përhapjes së virusit drejtpërdrejt nga lakuriqët e natës tek njerëzit. Ata thonë se përhapja përmes produkteve ushqimore "me zinxhir të ftohtë" ishte e mundur, por që shanset se një gjë e tillë të kishte ndodhur ishin të pakta. Draft-raporti nuk përcakton nëse përhapja filloi në një treg të prodhimeve të detit në Wuhan.

"Të gjitha hipotezat janë në tryezë dhe ne garantojnë studime të plota dhe të mëtejshme. Unë do të kem më shumë për të thënë pas rishikimit të mëtejshëm të raportit," tha Dr Tedros në një konferencë shtypi të hënën.

Drafti i OBSH ofron disa arsye pse përjashton skenarin e krijimit të virusit në ambiente laboratorike. Studiuesit deklarojnë se aksidentet në laborator janë të rralla dhe nuk ka asnjë regjistër të viruseve të lidhura ngushtë me SARS-CoV-2 në asnjë laborator para dhjetorit 2019.  Që në mars të vitit 2020, një letër e nënshkruar nga 27 shkencëtarë argumentoi se origjina më e mundshme e virusit ishte nga  kafshët e egra. Ekipi i OBSH-së p qëndroi për gati një muaj dhe vizitoi tregjet, spitalet dhe qendrat kërkimore, përfshirë edhe Institutin e Virologjisë në Wuhan që ka qenë objekt i spekulimeve për shkak të koleksionit të tij të madh të ekzemplarëve të virusit të lakuriqëve të natës.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur