Raporti i OECD, Ministria e Financave: Të punojmë për të rritur konkurrueshmërinë në kushtet e pandemisë! Soreca: Fokus lufta kundër pastrimit të parave

Raporti i OECD, Ministria e Financave: Të punojmë për të rritur konkurrueshmërinë në kushtet e pandemisë! Soreca: Fokus lufta kundër pastrimit të parave

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, mori pjesë në Takimin e Nisjes së Publikimit të "Konkurrueshmëria në Evropën Juglindore 2021: Një vështrim politik", organizuar nga OECD, me pjesëmarrjen e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (BB6): Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Ministrja Ibrahimaj ka thënë gjatë fjalës së saj se duhet punuar më shumë për të rritur konkurrencën rajonale.

“Me kënaqësi theksoj se nga 15 prioritete të OECD në 10 prej tyre ka pasur avancim. Mbetet shumë punë për të bërë për të rritur konkurrueshmërinë në Shqipëri dhe në rajon dhe ne do të punojmë për ta arritur këtë. Do të jemi kujdesshëm që ky raport të jetë i integruar me programin e qeverisë, me programin e integrimit në BE dhe që të gjitha rekomandimet të shërbejnë për të rritur konkurrueshmërinë në kushtet delikate të pandemisë” u shpreh Ibrahimaj.

Raporti Outlook i Konkurrueshmërisë 2021 do të shërbejë si udhëzues edhe për përgatitjen e Programit të ardhshëm të Reformës Ekonomike 2022-2024 në mënyrë që të vendoset ekuilibri midis fuqive të brendshme dhe kërcënimeve të jashtme, me qëllim që të mundësojë rritje të qëndrueshme, rritje të punësimit dhe reduktim të borxhit publik, ka thënë ndër të tjera Ibrahimaj.

Ky ka qenë edhe takimi i parë mes ambasadorit Luigi Soreca dhe ministres Delina Ibrahimi që prej marrjes së detyrës. Luigi Soreca thotë se lufta kundër pastrimit të parave duhet të jetë fokus, pasi është edhe një prioritet i pranimit në BE.

"Inkurajova ministren të ketë fokus të lartë në veprimet kundër pastrimit të parave, prioritet vendimtar në procesin e pranimit në BE. Thelbësore të përmbushen angazhimet për ndihmën makro-financiare prej 180 milion eurosh, dhe për të luajtur plotësisht rolin kryesor të Ministrisë në mbështetjen buxhetore dhe koordinimin e donatorëve”, tha Soreca.

Ndërsa sipas Ministrisë së Financave, Ambasadori Soreca tha se përpos sfidave që ka vendi përpara është thelbësor sundimi i ligjit.

“Duke parë gjetjet e 'Perspektivës së Konkurrencës' është inkurajuese dhe vërej se Shqipëria ka bërë përparim në 10 nga 15 dimensionet. Kjo është koha e duhur për të rishikuar përparimin e bërë nga Shqipëria për përmirësimin e konkurrueshmërisë së saj dhe për të parë më me kujdes fushat që kërkojnë vëmendje urgjente. Përpara janë sfida kyçe duke përfshirë thjeshtimin e politikës tatimore, e cila ofron parashikueshmëri, ndërsa siguron menaxhim të mirë të të ardhurave, si dhe trajtimin e informalitetit dhe evazionit fiskal, që mbeten pengesa për konkurrencën e ndershme. Është thelbësore të përmirësohet klima e biznesit në Shqipëri, duke përfshirë zbatimin efektiv të sundimit të ligjit dhe konsolidimin e të drejtave të pronësisë,” tha Ambasadori i Bashkimi Evropian, Luigi Soreca.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!