Raporti i OECD-së për vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, ‘bateria ekologjike’ e rajonit

Raporti i OECD-së për vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, ‘bateria ekologjike’ e rajonit

Foto ilustruese

“Shqipëria është bërë e vetëmjaftueshme në prodhimin e energjisë së pastë, madje edhe një eksportues, falë ndërthurjes së masave për përdorim eficient të energjisë në ndërtesat e banuara dhe zhvillimit të burimeve të energjisë së rinovueshme nga dielli dhe era”.

Kështu shkruan raporti i Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik në raportin më të fundit, ku analizohen zhvillimet e viteve të fundit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më konkretisht në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe Serbi.

Raporti vlerësoi në mënyrë të paanshme zhvillimin e sektorit të prodhimit të energjisë, njëkohësisht me politikat në mbrojtje të mjedisit, e sa i përket Shqipërisë, shprehet se ka pasur zhvillim të jashtëzakonshëm vitet e fundit.

Në kreun që trajton ringritjen ekologjike të këtyre vendeve, Shqipëria renditet në vend të parë sa i përket disa aspekteve, duke nisur që nga fakti se duke mos përdorur qymyr për djegie, nuk dëmton mjedisin me karbon, fakti që pjesa më e madhe e energjisë elektrike prodhohet nga hidrocentralet, gjë që i jep vendit tonë potencialin për të prodhuar shumë shpejt energji të mjaftueshme për vete e për më tepër të aftë të exportojë energji edhe në vendet e tjera të rajonit.

“Shqipëria performon shumë mirë, vlerëson OECD, jo vetëm sa i përket eficiencës në prodhimin e energjisë dhe nivelin e ulët të gazrave të lëshuara nga serat, por renditet e para në Ballkan dhe madje edhe në Europë, sa i përket lëshimit të dioksidit të karbonit për frymë”, thuhet në raport.

Raporti i OECD citon se: “Shqipëria është faktori pozitiv i rajonit, në bilancin e prodhimit të energjisë, falë prodhimit të energjisë elektrike përmes hidrocentraleve”.

Po ashtu, lidhur me prodhimin e energjisë përmes burimeve hidrike, duke shërbyer edhe si depozitë energjie për vendet e tjera të Ballkanit.

Raporti vëren se Shqipëria ishte i pari vend në Ballkan që ka kaluar ligje për eficencë në prodhimin e energjisë, në 2015 dhe në 2017, e para ekonomi në rajon që ka nisur investimet në fushën e prodhimit të energjisë elektrike duke shfrytëzuar diellin dhe erën, duke theksuar se përvec Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, shtetet e tjera nuk kanë nisur ende procedura për të tilla investime.

Shqipëria renditet e para në rajon edhe për miratimin e një Plani Kombëtar për Energjinë dhe Klimën në dhjetor të 2021, si dhe për faktin se ka miratuar një Kontribut Kombëtar të Përcaktuar në përgatitje për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike 2021.

Për më tepër, një nga pikat e forta të vendit tonë sipas raportit ndërkombëtar është se Shqipëria ka më pak ndotje të ajrit se vendet e tjera të rajonit dhe theksohet se legjislacioni në fuqi sa i përket cilësisë së ajrit është po ashtu i konsoliduar, duke këshilluar përforcimin e masave për monitorimin e zbatimit të tij.

Në mbyllje, raporti vlerëson se edhe në sektorin më të vështirë në vend, sa i përket ndotjes së ajrit, transportit publik urban, janë marrë masa ligjore dhe praktike në drejtim të përmirësimit të këtij faktori, në funksion të qëllimit për modernizimin dhe dekarbonizimin e këtij sektori, që premton zhvillim të mëtejshëm në treguesit për Shqipërinë si në eficencën e prodhimit dhe shpërndarjes së energjisë nga burimet e rinovueshme, ashtu edhe përdorimit të saj në të gjitha fushat në një formë që mbron gjithmonë e më shumë mjedisin dhe përmirëson cilësinë e jetesës për banorët e vendit dhe rajonit./ Lexo.al

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion