Sipas një studimi të OKB, Suedia është vendi më i mirë në botë dhe që ofron kushte më të mira jetese për të moshuarit, kurse Afganistani është vendi më i keq. Indeksi global i 'AgeWatch' shqyrtoi cilësinë e jetesës së të moshuarve në 91 vende të botës.

Nga rezultatet e arritura, hulumtuesit kanë përdorur 13 tregues të ndryshëm, duke përfshirë të ardhurat për punësim, sigurimet shëndetësore, arsimimin dhe mjedisin.

Autorët e studimit thonë se vendet në të gjithë botën përballen me sfidën e vazhdueshme të plakjes së popullisisë.

Përveç Suedisë dhe Afganistanit, në listën e 20 vendeve me cilësinë më të mirë të jetesës për të moshuarit,  u renditën edhe vendet e Evropës Perëndimore, Amerikës së Veriut, së bashku me Japoninë, Australinë dhe Kilin.

Por, nuk mbetën jashtë listës së vendeve me cilësi jetese të mirë, as shtete të tilla si, Sri Lanka dhe Bolivia. Kurse disa shtete të mëdha nuk përmbushnin plotësisht kriteret.

Kështu, Rusia u rendit në vendin e 78, India në të 73, Turqi e 70-ta, Brazili në vend të 31 dhe Kina në vend të 35.

Sipas studiuesve, ky është studimi i parë i këtij lloji që zhvillohet në shkallë globale.


(Valdi Gjini/Shqiptarja.com)