Më shumë se 9 mijë palestinezë mbahen aktualisht në burgjet izraelite, sipas një raporti nga organizata izraelite për të drejtat e njeriut B'Tselem, i cili përshkruan trajtimin çnjerëzor që ata durojnë.
Sipas mediave të huaja, Raporti thekson se të paktën 84 palestinezë kanë vdekur në qendrat e paraburgimit izraelit që nga tetori i vitit 2023. Izraeli ende nuk ka dorëzuar 80 prej trupave të viktimave.
Sipas dëshmive të mbledhura nga B'Tselem, palestinezët përballen me abuzim sistematik fizik, psikologjik dhe seksual. Organizata i përshkroi burgjet izraelite si një rrjet kampesh torture.
Thuhet se mohimi i kujdesit mjekësor për të burgosurit është një metodë torture në vetvete dhe çon në dëme të pakthyeshme, të tilla si amputime dhe humbje të dëgjimit e shikimit.
Raporti deklaroi gjithashtu se kushtet e jetesës në burgjet izraelite mbeten çnjerëzore me mbipopullim, prangosje të tejzgjatura, uri të qëllimshme dhe mohim të higjienës bazë.
Lajmi kryesor:
Izraeli vijon bombardimet në Rripin e Gazës, 18-të vrarë! Raporti i organizatës 'B'Tselem' zbulon detaje tronditëse për të burgosurit palestinezë







