Raporti i OSBE, Basha: Konfirmoi
se vota u ble dhe u dhunua
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të raportit të plotë zgjedhor të OSBE-së për zgjedhjet e 25 qershorit, duke theksuar se ky raport konfirmoi se vota e qytetarëve u kërcënua, u ble dhe u dhunua.
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të raportit të plotë zgjedhor të
OSBE-së për zgjedhjet e 25 qershorit, duke theksuar se ky raport konfirmoi se vota e qytetarëve u kërcënua, u ble dhe u dhunua. Duke cituar raportin, Basha shkruan se dokumenti thekson marrjen e masave urgjente për ndalimin e shitblerjes, financimeve kriminale dhe presionin ndaj punonjësve publik.
Statusi i Bashës në “Facebook”Raporti i sapopublikuar i OSBE-ODIHIR për zgjedhjet e qershorit konfirmon se në këto zgjedhje vota e qytetarëve u kërcënua, u dhunua dhe u ble.
OSBE pohon se zgjedhjet u zhvilluan në një klimë të mungesës së thellë besimit të qytetarëve tek procesi zgjedhor dhe mbajtja e zgjedhjeve të ndershme dhe liria.
Raporti nxjerr në pah se votimi i 25 qershorit shënoi shumë parregullsi themelore, që kanë ndikuar direkt rezultatin e zgjedhjeve.
Në mënyrë të veçantë raporti thekson marrjen e masave urgjente për:
– Ndalimin e dukurisë së përhapur të shitblerjes së votës
– Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve
– Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje
Të dhënat që ofron raporti tregojnë se praktikisht votimi është shtrembëruar në mënyrë të ndjeshme: mos verifikim të bojës shënuese në mbi 25 për qind të rasteve të vëzhguara; mos vendosjen e bojës në gisht në 12 për qind të rasteve të vëzhguara; votim në grup në rreth 11 për qind të rasteve të vëzhguara; votim për të tjerë në 5 për qind të rasteve të vëzhguara; hedhje firmash identike në 5 për qind të rasteve të vëzhguara; mos respektim të rregullave për votimin e ndihmuar që shpeshherë u bë nga të njëjtët persona për shumë individë të ndryshëm që kërkuan ndihmë për të votuar; ndërhyrje nga aktivistë partiakë. Raporti thekson se votuesit u trembën dhe u kërcënuan nga grupe aktivistësh të vendosur pranë apo përreth qendrave të votimit.
Mbi 10 për qind e personave që kanë ndërhyrë në qendrat e votimit si vëzhgues apo përfaqësues të partive politike kanë qenë të persona të paautorizuar.
Raporti e ka cilësuar votimin krejtësisht negativ në të paktën 7 për qind të qendrave të votimit.
OSBE nxjerr në pah se mbulimi mediatik ka favorizuar PS-në. Jo vetëm që koha televizive ka qenë në favor të PS-së, në disa media kombëtare i është dhënë PS gati dy herë më shumë kohë se PD-së, por PS është përcjellë pothuajse gjithmonë pozitivisht ndërsa opozita është përcjellë me tone negative dhe kritike nga mediat kryesore.
OSBE bën thirrje për kryerjen e një reforme të thellë elektorale, e cila do të reflektojë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR të viteve 2013, 2015 dhe 2017.
Në mënyrë të veçantë thekson thekson marrjen e masave urgjente për:
– Ndalimin e dukurisë së përhapur të shitblerjes së votës
– Ndalimin e financimeve kriminale të zgjedhjeve
– Ndalimin e presionit ndaj punonjësve publike dhe përdorimin e burimeve publike në zgjedhje.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
65.9%
-
Jo
30.9%
-
Nuk e di
3.2%
Vota total: 3563
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15