Raporti i OSBE, Rama ironizon 
opozitën: Edhe këta janë blerë?!

Raporti i OSBE, Rama ironizon <br />opozitën: Edhe këta janë blerë?!
Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjetjet e raportit përfundimtar të OSBE-së për zgjedhjet e 25 Qershorit. Nga foltorja e parlamentit, kreu i qeverisë deklaroi se raporti i OSBE, konfirmon arritjen e standarteve për zgjedhje të lira e të ndershme. Ai ironizoi opozitën teksa tha se tashmë pakica politike do akuzojë OSBE “se është blerë”.

“Raporti evidenton që legjislacioni kultivoi transparencën dhe llogaridhënien, dhe pavarësisht vonesave në disa qendra votimi, administrimi i zgjedhjeve u bë shumë më mirë. Pakicave kombëtare iu dha mundësi i barabartë dhe të tjera të tjera që do kemi kohë patjetër t’i diskutojmë, por në thelb një gjë sjell në sallë ky raport: edhe këta janë të blerë, janë të verbër, janë të trembur nga krimi që kanë dalë nga këto konkluzione diamtralisht të kundërta me konklsuzionet ku ju keni dalë dhe akoma skeni kuptuar çfarë ka ndodhur në 2013-ën e jo më në 2017-ën? Kësaj pyetjeje duhet t’i jepni përgjigje ju”, deklaroi Rama.

Më tej ai iu rikthye edhe deklaratave të kreut të PD Basha i cili ka akuzuar ndërkombëtarët se i ushtruan opozitës presion për tu futur në zgjedhje, edhe pse po shkonin në një garë të pabarabartë. “Është turp për çdo politikan që të pranojë se terminlogjia krim etnik është i pranueshëm vetëm për të ulur njëri-tjetrin, kjo është e nevertishme. Dhe për ta mbyllur, mos flisni në emër të SHBA-BE, sep pastaj detyroheni të vini në këtë pikën që keni ardhur sot që kur ju pyesin ose çfarë ju ndodhi thoni: na detyruan ata. Këtë gjatë zgjedhjeve jo vetëm nuk e thatë, por thatë ndryshe: që ju na rrëzuat gjysmën e qeverisë, tani thoni se na e thanë ata…”, deklaroi Rama.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve

Operacioni i SPAK në Elbasan/ Detaje të reja, kontrolle edhe në banesat e dy ish-prokurorëve